Vuçiq nesër në Medvegjë, a do të pritet nga shqiptarët me lule sikur Ilir Meta?

Lajme

Vuçiq nesër në Medvegjë, a do të pritet nga shqiptarët me lule sikur Ilir Meta?

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 12:14
Ilir Meta, Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb më 1 mars viziton Luginën e Preshevës në kohën kur procesi i Brukselit është në ngërç mes Prishtinës dhe Beogradit pas taksës së kryeministrit i Kosovës Ramush Haradianj  vënë Serbisë.

Vizita e presidentit Vuçiq në Medvegjë do të ketë një përgjigje lidhur me kërkesat e bashkë ideologut të tij Hashim Thaçit rreth një platforme për dialogun me Beogradin për “korrigjimin” e kufijve dhe për bashkimin e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës me Kosovën.

Shqiptarët e Medvegjës me dorën n’zemër, me lule dhe tepih të kuq e pritën Ilir Metën. Po nesër, Medvegja si do ta presë presidentin serb Vuçiq?

Image

Mësohet se presidenti i Serbi së Aleksandar Vuçiq do të qëndrojë në Medvegjë  më 1 mars në kuadër të fushatës “Ardhmëria e Serbisë”. Burimet nga Medvegja kanë njoftuar se të gjtha përgatitjet janë bërë  për pritjen e presidentit serb në këtë pjesë të Luginës së Preshevës.

Kur është fjala për vizitën e Vuçiqit në Medvegjë, do theksuar se ëe historikun e Medvegjës për herë të parë një president shqiptar që ka shkelur këtë qytet është Ilir Meta, shkruan “Presheva Jonë”, e cila edhe e kishte shpallur “Personalitet te vitit”.

Në fakt sikur në Bujanoc dhe Preshevë, viteve të fundit pas Ilir Metës,  kishte qenë edhe Bujar Nishani dhe Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit nga Presheva kishte marrë mirënjohje si “shpërblim” për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë.

Se a do të pritet nesër Vuçiq në Medvegjë me lule nga shqiptarët sikur Ilir Metën, mbetet që të shihet.

Deri tash asnjë përfaqësues nga autoritet lokale nga Lugina e Preshevës nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në pritjen e presidentit Vuçiq nesër në Medvegjë.

“Nuk dimë gjë për këtë  vizitë. Edhe ne, sikur ju kemi mësuar nga mediat se Vuçiq nesër po vika në Medvegjë”, është përgjigja nga kreu i KKSH-së Ragmi Mustafa dhe liderët tjerë nga Lugina e Preshevës.

Ditëve të fundit si në mediat serbe, ashtu edhe në ato shqiptare, duke iu referuar një raporti të “Presheva Jonë” dhe “Frankfurter Rundschau” kanë publikuar dokumentin “top sekret” që duhet ttë jetë i Vuçiqit dhe Thaçit prej 22 pikave të marrëveshjes, ku pritet që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, me kufi në Medvegjë.

Image

Ndryshe këtë dokument e ka demantuar kreu i qeverisë shqiptare në Kosovë Ramush Haradinaj, që sipas tij, pas këtij dokumenti qëndron Rusia dhe Beogradi.

Nëse Vuçiq nesër do të vizitojë Luginën e Preshevës, pa Preshevën dhe Bujanocin, mbetet të shihet nëse Medvegja do të jetë stacioni i fundit apo “vija e kuqe” e Serbisë që në një farë mënyrë e dëshmon dokumentin e lartpërmendur prej 22 pikësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat