Vuçiq me serbët e Kosovës: Prishtina po vazhdon me provokime të rrezikshme

Lajme

Vuçiq me serbët e Kosovës: Prishtina po vazhdon me provokime të rrezikshme

Nga: F.B Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 13:04
Pamje nga takimi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka tërhequr vërejtjen sot se “Prishtina po vazhdon me provokime të rrezikshme, që në mënyrë dramatike rrezikon ekzistencën e popullit serb në Kosovës, shkruan “Tanjug”, transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq në takim me gazetarët pas takimit me 140 përfaqësues të serbëve të Kosovës ka theksuar se disa incidente si ai i mbrëmshmi kur Policia përkatësisht shqiptarët konfiskuan një kamion me mallra në territorin e Zubin Potokut po rrezikojnë serbët atje.

Sipas tij mbrëmë Policia e Kosovës ka hyr në territorin e Zubin Potokut dhe ka konfiskuar një kampion transportues për kalim në “linjën e gjelbër” dhe bartje të mallrave nga Serbia qendrore, gjë që ka shkaktuar zemërim te popullata serbe.

Vuçiq ka theksuar se me atë rast  „dhjetë herë ka lut serbët që të kthehen në shtëpi, në mënyrë q ëtë ikim incidenteve të mëtutjeshme”.

Në dy ditët e ardhshme do të hyj në aplikim statusi i Trepçës, që shpie në bllokimin e llogarisë, sepse Trepça nuk është regjistruar sipas ligjeve serbe por si UNMIKU Trepça nën mbulojën e OKB-së.

Shqiptarët e Kosovës duan bllokimin e llogarisë dhe shkatërrimin e Trepçës në veri të Mitrovicës deri në Leposaviq, ndërsa kjo do të thotë 2 mijë e 400 veta mbesin pa punë dhe pa ajër për frymëmarrje në kuptimin ekonomik.

„ Bashkimi i veriut dhe jugut të Mitrovicës është kërcënim direkt për popullin e Kosovës dhe të gjithë thonë se nëse vjen deri te ajo, mund të arrihet vetëm me dhunë dhe ky është fundi i ekzistencës së popullit tonë”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat