Krasniqi: Serbia po bën propaganda fashiste kundër shqiptarëve

Lajme

Krasniqi: Serbia po bën propaganda fashiste kundër shqiptarëve

Nga: K.M Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 15:37
Profesor Milazim Krasniqi

Përmes një postimi në facebook, profesori Milazim Krasniqi ka tërhequr vërejtjen në atë se si Serbia ka rritu me shpejtësi propagandën anti-shqiptare të cilën e ka quajtur edhe si fashiste.

Ja postimi i tij I plotë në facebook

Propaganda gebelsiane serbe ka rritur shpejtësinë, tash ka filluar të flasë për rrezikun e konfliteve të armatosura, demek brenda Serbisë. Në medie po vlon propaganda sipas të cilës ”shqiparë të armatosur kanë sulmuar fshatin Restelicë të Kurshumlisë.” Edhe pse në ndonjë rast tjetër lihet të kuptohet se në territorin serb futen prerës ilegalë të pyjeve, tash flitet me përgjithësime për “shqiptarë të armatosur”. Çka do të thotë kjo? Kjo mund të thotë se qeveria serbe po e forcon argumentin e saj për “razgranicenje” (ndarje etnike), duke u arsyetuar se me shqiptarët vetëm gardhi etnik kryen punë. Kjo është një propagandë tipike fashiste. Pse? Sepse nëse ka hajna pyjesh, ata duhet të emërtohen ashtu, e jo si “shqiptarë të armatosur.”

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat