Arrestohet avokati Halilaj për rastin në Drenas

Lajme

Arrestohet avokati Halilaj për rastin në Drenas

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 17:51
Gazmend Halilaj

Është arrestuar avokati Gazmend Halilaj për rastin e të miturës në Drenas, bën të ditur IPK-ja përmes një komunikate për media.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë vazhduar të ndërmarrin veprime tjera hetimore lidhur me rastin e Drenasit në konsultim të drejtpërdrejtë me Prokurorinë e Shtetit.

Në kuadër të këtyre veprimeve hetimore sot (27.02.2019) në orët e pasdites hetuesit e IPK-së arrestuan të dyshuarin e katërt në këtë rast.

“I dyshuari me inicialet G.H u arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”- neni 422, “keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën zyrtare apo profesionin”- neni 239 dhe veprës penale “frikësim gjatë procedurës penale” nga neni 395 i Kodit Penale të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Bazuar në aktvendimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës të dyshuarit G.H i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave tjera sipas Kodit të Procedurës Penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat