Ndalohet për 48 orë i dyshuari kryesor për vrasjen e Abid Jasharit

Lajme

Ndalohet për 48 orë i dyshuari kryesor për vrasjen e Abid Jasharit

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 11:23
B.Sh

Policia e Kosovës ka intervistuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e djeshme në Prishtinë.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se i dyshuari B.Sh, 26-vjeçar është vetë dorëzuar sot në ora 07:00 në stacionin e policisë.

Sipas Policisë, 26-vjeçari B.Sh, në stacionin e policisë ka dorëzuar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet të jetë e përdorur gjatë vrasjes së djeshme në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

“Po ashtu nga ana e policisë, është konfiskuar për ekzaminim edhe një veturë e tipit CITROEN”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit të policisë, aktualisht hetuesit policor po kryejnë proceduarat e nevojshme policore, ndërkohë që personit të dyshuar, nga ana e prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme në ora 11:30 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, është vrarë Abid Jashari.

Deri më tani zyrtarisht akoma nuk janë bërë të ditura motivet e kësaj vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat