Vuçiq: Medvegja ishte, mbetet dhe gjithnjë do të jetë serbe

Lajme

Vuçiq: Medvegja ishte, mbetet dhe gjithnjë do të jetë serbe

Nga: F.B Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 13:01
Aleksandar Vuçiq në Medvegja

Presidenti Aleksandar Vuçiq gjatë qëndrimit në Medvegjë dhe Banjë të siarinës lidhur me kërcënimet e Prishtinës ka porositur se “Medvegja dhe Banja e Siarinës do të mbeten në Serbi ", shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ai gjatë qëndrimit në Bojnik shfrytëzoi rastin siç bëri në Vllasotince të porosis qytetarët se nuk duhet të shqetësohen për kërcënimet nga Prishtina, “ dëgjoi tregime nga Prishtina se Medvegja dhe Banja e Siarinës, natyrisht janë në Serbi dhe në Serbi mbeten përgjithmonë. Këtu po investojmë para të mëdha dhe këtë do ta bëjmë edhe në të ardhmen ",ka thënë presidenti Vuçiq.

Vuçiq ka theksuar se nuk ka nevojë që dikujt të i përgjigjet në kërcënimet që çdo ditë i bënë dhe të arsyetohet, por me rëndësi është se rezultati në fund do të jetë në anën tonë.

Pa marr parasysh çka përfaqësuesit e Prishtinës “duan thonë dhe kërcënojnë”, ne askënd nuk do ta kërcënojmë. "Ata që para nesh kanë kërcënuar nuk kanë udhëheq si duhet vendin dhe nuk kanë pasur rezultat ", ka thënë Vuçiq.

Ai u shpreh se nuk e shqetëson përparimi ekonomik i Serbisë, por apetitet e individëve në Prishtinë për çka sot do qëndroj në këto vende. 

Vuçiq nënvizoi se jemi duke u ballafaquar me udhëheqje jo racionale në Prishtinë dhe nuk dihet çfarë mund të pritet nga ata. 

"Qëllimi ynë është të ruajmë paqen dhe stabilitetin, sepse vetëm në paqe mund të përparojmë, të riparojmë shtëpi të shëndetit, shkolla..... Për këtë shqetësohem çka mund janë të gatshëm të bëjnë shqiptarët ", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat