Ministri i Zhvillimit Ekomonik, Valdrin Lluka, ka reaguar lidhur me rastin punësimit në telekom që raportoi KTV, duke thënë se ne sot kemi kërkuar të vërtetohet kjo informatë dhe nëse del të jetë ashtu, si ministër i linjës do të kërkoj menjëherë shkarkimin e anëtarit të bordit në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, bënë të ditur përmes një postimi në Facebook, përcjellë "Bota Sot".
Ai më tej shkruan se, nepotizmi dhe ushtrimi i ndikimit në punësim janë vepra të patolerueshme
Postimi i plotë:
Lidhur me rastin e anëtarit të bordit të Telekomit të Kosovës që, sipas KTV, ka punësuar 4 fëmijët e vet në Telekom brenda 1 muaji:
Ne sot kemi kërkuar të vërtetohet kjo informatë dhe nëse del të jetë ashtu, si ministër i linjës do të kërkoj menjëherë shkarkimin e anëtarit të bordit në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Nepotizmi dhe ushtrimi i ndikimit në punësim janë vepra të patolerueshme. Praktika të tilla janë në kundërshtim me ligjin për ndërmarrjet publike dhe ligjin e punës.