“Shkeljet drastike të Basri Sejdiut dhe ministrit Uran Ismaili”

Lajme

“Shkeljet drastike të Basri Sejdiut dhe ministrit Uran Ismaili”

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 18:43
Basri Sejdiu dhe Uran Ismajli

Koalicioni i shoqërisë civile për shëndetësi kanë marrë vendim që të ngrisin kallëzim penal ndaj Ministrit të Shëndetësisë Uran, Ismaili dhe drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK, Basri Sejdiu.

E gjithë kjo pasi sipas tyre rekrutimi për pozitën e drejtorit të Gjinekologjisë është bërë në baza politike.

“Ne, si shoqëri civile për një shëndetësi të shëndoshë, do të grisim kallëzim penal ndaj këtyre personave: Basri Sejdiut – drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK, anëtarëve të komisionit që ka marruar vendimin lidhur më pikësimin e gradave shkencore dhe thirrjeve akademike, anëtareve të komisionit të cilët kanë bërë shkelje lidhur më përzgjedhjen e drejtorit të klinikës së QKUK-së, Ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili, anëtarëve të komisionit të ankesave në kuadër të SHSKUK” thuhet në letrën e këtij koalicioni drejtuar medieve dhe institucioneve.

Sipas tyre, Jakup Ismajli, nuk ka thirrje akademike, nuk është doktor shkence, nuk është magjistër shkence. Jakup Ismajli ka te mbarur vetëm shkollim themelor, specializimin gjë që është e pamjaftueshme për të drejtuar këtë klinikë.

Ky koalicion ka ftuar Prokuroret e rastit të hapin rastet dhe të ballafaqohemi në gjykatë.

Ata thonë se nuk do t’i ndalin dërgimet e emaileve, derisa jo vetëm ky rast por edhe rastet tjera të anulohen dhe të zgjidhet kandidati sipas kritereve që parasheh statuti i SHSKUK-së dhe ligji i shëndetësisë.

Ata si Shoqëri civile tashmë kanë angazhuar avokatin i cili do t’i përfaqësoje në seancat gjyqësore.

Njoftimi i plotë

“Shkeljet drastike të Basri Sejdiut (drejtor i SHSKUK-së) dhe ministrit të shëndetësisë Uran Ismaili, më rastin e zgjedhjes së drejtorit të klinikes së QKUK-së”

Të nderuar përfaqësues të ambasadave të vendeve mike të Kosovës;

Të nderuar prokurorë të Republikës së Kosovës;

Të nderuar përfaqësues të Agjencisë Kundër Korrupsionit;

Të nderuar përfaqësues të Departamentit te Hetimeve në Policinë e Republikës;

I nderuar kryeinspektor / të nderuar inspektorë të Punës;

I dashur kryeinspektor / të nderuar inspektorë të Shëndetësisë;

Të nderuar përfaqësues të shoqërisë civile;

Të dashur gazetarë!

I nderuari,

Basri Ibrahimi – Kryeinspektor i Inspektoratit të Punës

ZYRA E KRYEMINISTRIT – Ramush Haradinaj

Zyra e Presidentit të Kosovës – Hashim Thaqi

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

Gjykata e Apelit

Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve te Kosovës

Ëorld Organization of Family Doctors

The European Union of General Practitioners (UEMO)

Association Européenne des Médecins des Hôpitaux

Gjykata Supreme

Të nderuar,

“KOALICIONI I SHOQËRISË CIVILE PËR SHËNDETËSI” ka bërë një hulumtim dhe si rezultat i kësaj ka identifikuar se rekrutimi për pozitën e drejtorit të Gjinekologjisë është bërë në baza politike.

Shtrohet pyetja, pse PDK më çdo kusht dëshiron për të pasur njeriun e vetë në krye të detyrës. Sepse duke zgjedhur njeriun i cili nuk i përmbush as kriteret minimale do të këtë më lehtë të ushtroje shantazhet dhe të kryej aborte të paligjshme, sikurse rasti i fundit që tashmë kishe ndodhur në Drenas.

Turpi i PDK-së, më çdo kusht shkelja e statutit të SHSKUK (Shërbimit Spitalor dhe Klinik Univerzitar i Kosovës), i cili Statut është i miratuar në kuvendin e Kosovës.

Sipas Statutit [Statuti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Univerzitar i Kosovës, është miratuar në mbledhjen e 148 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me vendim nr.05/148 datë 11.09.2013] KONKRETISHT NENI 18, pika,2, pika 3, pika 4, për drejtor të klinikës kandidati duhet të këtë:

1. Drejtorët e njësive organizative të SHSKUK zgjedhën në bazë të konkursit publik, në pajtim me Ligjin e Punës, Ligjin për Shëndetësi dhe këtë Statut.

2. Drejtorët nga paragrafi 1 i këtij neni, krahas kualifikimit specialistik, duhet të kenë thirrje akademike të profesorit, ose në mungesë, të kenë titullin e doktorit të shkencave ose përgatitje të lartë profesionale, si dhe duhet të jenë të punësuar me orar të plotë të punës në këto njësi organizative.

3. Kandidatët për Drejtorë nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të kenë gradë shkencore të magjistrit ose doktorit të shkencave në lëminë e ekonomikës ose menaxhmentit shëndetësor.

4. Përparësi për Drejtorë nga paragrafi 1 i këtij neni kanë kandidatët të cilët përveç plotësimit të kushteve të përcaktuara në paragrafët paraprak të këtij neni kanë të publikuar libër universitar nga lëmia përkatëse profesionale, ose në mungesë, kanë të publikuara tri (3) punime shkencore ose profesionale në revista profesionale ose shkencore të rangut ndërkombëtar në pesë (5) vitet e fundit.

5. Në mungesë të kandidatëve të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara me këtë nen, vendimin përfundimtar për përzgjedhjen e Drejtorit nga paragrafi 1 i këtij neni e merr Ministri i Shëndetësisë nga rradhët e tre (3) kandidatëve të propozuar nga Bordi Drejtues i SHSKUK.

Pika 5 e Nenit 18, nuk merret parasysh sepse janë 3 kandidate që plotësojnë të gjitha pikat e Nenit 18, konkretisht piken 2, 3 dhe 4.

Kandidatet të cilët i plotësuan të gjitha kriteret, por nuk u zgjidhen:

1. Dr. Vlora Ademi Ibishi – asistente e rregullt në Katedrën e gjinekologjisë në Fakultetin e Mjekësisë është edhe doktor i shkencave mjekësore.

2. Dr. Brikenë Dacaj – asistente e rregullt në Katedrën e gjinekologjisë në Fakultetin e Mjekësisë është edhe doktor i shkencave mjekësore.

3. Dr. Naser Rafuna – doktor shkence

4. Dr. Curr Gjocaj – gradë shkencore të magjistrit

5. Dr. Zef Ndrejaj – gradë shkencore të magjistrit

Kandidati që PDK e ka zgjedhur JAKUP ISMAJLI nuk i plotëson as një kriter të vetëm.

Jakup Ismajli – nuk ka thirrje akademike, nuk është doktor shkence, nuk është magjistër shkence. Jakup Ismajli ka te mbarur vetëm shkollim themelor, specializimin.

Specializimi është gjeja me elementare për të punuar si në klinike.

Kështu, më ardhjen e Jakup Ismajli në krye të gjinekologjisë – QKUK-së, PDK-ja dëshiron të shtirje ndikimin e saj në klinikë dhe të realizoj më lehtë abortet në institucion publike, duke mbuluar kështu përdhunimet e komandantëve të tyre dhe zyrtarëve shtetërore të tyre.

Pyetja e vetëm që ne si shoqëri cilivile kemi, pse po e zgjidhni njeriun i cili nuk po plotëson asnjë kushte. Duke pasur në konkurse edhe kandidatë tjerë të cilët i plotësojnë kushtet për drejtor të klinikes së gjinekologjisë.

TURPI më i madhe që ka bërë drejtori i SHSKUK Basri Sejdiu, kuptohet nën direktivat e ministrit të PDK-së Uran Ismaili, është nxjerrja e një vendimi i cili është plotësisht në kundërshtim me ligjin e shëndetësisë dhe statutin e SHSKUK, pra cfarë bëjnë këta debilla, marrin një vendim i cili do të ju mundëson që të rehatojnë njerëzit e vetë.

Për këtë hulumtim ne si shoqëri civile për një shëndetësi të shëndoshë i jemi falënderues gazetares Jeta Xharra e cila e beri publike shkeljet që PDK është duke bërë, konkretisht në emisionin: “Parregullsitë në zgjedhjet për drejtor të Gjinekologjisë”.
Linku: https://kallxo.com/parregullsite-ne-zgjedhjet-per-drejtor-te-gjinekologjise/

Ne, si shoqëri civile për një shëndetësi të shëndoshë, do të grisim kallëzim penal ndaj këtyre personave:

– Basri Sejdiut – drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK, sepse sipas Nenit 13 pika 5, të statutit të SHSKUK, drejtori është përgjegjës dhe nuk mund ti ike përgjegjësisë:

Neni 13, pika 5:

[5. Drejtori i Përgjithshëm mbikëqyrë zbatimin e përzgjedhjes së Drejtorëve të njësive përbërëse të SHSKUK, përfshirë pozitat e Drejtorëve të Klinikave të QKUK, në bazë të konkursit publik, në pajtim me ligjin.]

– anëtarëve të komisionit që ka marruar vendimin lidhur më pikësimin e gradave shkencore dhe thirrjeve akademike.

– anëtareve të komisionit të cilët kanë bërë shkelje lidhur më përzgjedhjen e drejtorit të klinikës së QKUK-së, i cili nuk plotëson asnjë kushte minimal për të udhëhequr më këtë detyrë, si dhe

– Ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili, i cili nuk po ndërmerr asnjë veprim lidhur më rastet konkrete. Nga ky ministër kërkojmë të zbatoje Nenin 17, piken 4 të Statutit të SHSKUK, i cili i lejon sikurse në vijim ministrit:

[4. Në rastin kur raporti i auditimit e vërteton shkeljen ligjore ose mos-përmbushjen e detyrave nga ana e Bordit Drejtues të SHSKUK, ose Drejtorit të Përgjithshëm, Ministri i Shëndetësisë mund të urdhërojë suspendimin e Bordit Drejtues, ose të Drejtorit të Përgjithshëm dhe të iniciojë në pajtim me ligjin procedurat për emërimin e Bordit të ri, përkatësisht të Drejtorit të Përgjithshëm.]

– Kërkojmë auditimin nga zyra e auditorit gjeneral të Kosovës, sepse këtë ia lejon ky Statut, konkretisht Neni 17, pika 3:

[3. Në rastet kur ekziston dyshimi i bazuar se ka shkelje të ligjshmërisë ose mos-përmbushje të detyrave nga ana e Bordit Drejtues të SHSKUK ose Drejtorit të Përgjithshëm, Ministri i Shëndetësisë mund të kërkojë në çdo kohë auditimin e SHSKUK nga ana e Zyres së Auditorit Gjeneral të Kosovës.]

– Anëtarëve të komisionit të ankesave në kuadër të SHSKUK, të cilët nuk reaguan lidhur më ankesat e bazuara të kandidatëve për drejtor. Linku: https://www.syri.net/syri_kosova/sociale-lajme/8385/refuzohen-ankesat-e-kandidateve-per-drejtor-te-gjinekologjise/

Ftojmë Prokuroret e rastit të hapin rastet dhe të ballafaqohemi në gjykatë.

Nuk do të dalim duke ju dërguar email, derisa sa jo vetëm ky rast por edhe rastet tjera të anulohen dhe të zgjidhet kandidati sipas kritereve që parasheh statuti i SHSKUK-së dhe ligji i shëndetësisë.

I falënderojmë ambasadorët në Kosovë të cilët asnjëherë nuk qëndruan duarkryq por ndërmorën veprime konkrete.

Falënderojmë edhe inspektoret dhe hetuesit që ndihmuan në zbardhjen e disa rasteve.

Kështu, në si Shoqëri civile e kemi angazhuar avokatin tonë i cili do të na përfaqësoje në seancat gjyqësore.

Ju lutëm Prokuror hapeni rastet sa më shpejt që eshët e mundur, sepse janë duke e katandisur dhe ngulfatur shëndetësinë këta debila të PDK-së, më arsye të vetëm, vetëm arritja e qëllimeve të brishta të tyre.

KOALICIONI I SHOQËRISË CIVILE PËR SHËNDETËSI, duke parë se kjo dukuri është bërë njëra prej “veprimeve normale” në shoqërinë tonë nga zyrtarët e lartë politikë, si një prej dukurive aspak demokratike, ku po iu pamundësohet konkurrimi i barabartë në konkurse publike, andaj AVONET shpreh shqetësimin më të thellë dhe konsiderojnë se zyrtarët e institucioneve janë duke abuzuar me detyrën zyrtare dhe duke cenuar të drejtën për punësim dhe papunësinë që ky veprim është i sanksionuar edhe me Kodin Penal të Kosovës.

Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kodi Penal i Republikës së Kosovës me nr. 04/L-082 i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Neni 222

Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë

1. Kushdo që ia mohon apo kufizon personave tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta, ashtu siç që është përcaktuar me ligj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet.

2. Kushdo që nuk vepron në pajtim me legjislacionin mbi të drejtat e personave të papunësuar dhe me këtë ia mohon apo ia kufizon të drejtat që iu takojnë atyre, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni.

KOALICIONI I SHOQËRISË CIVILE PËR SHËNDETËSI, konsideron se përgjegjësi e kësaj praktike është ministri Uran Ismaili, i cili është udhëheqës i kësaj ministrie dhe përgjegjësia i takon ministrit ISMAILI, poashtu ai është në dijeni për këtë praktik.

KOALICIONI I SHOQËRISË CIVILE PËR SHËNDETËSI, kërkon nga Qeveria e Kosovës, konkretisht nga kryeministri Haradinaj që të merr masa ndaj këtij institucioni dhe po ashtu kërkojmë nga Komisioni Parlamentar për Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të ftoj ministrin Ismaili në interpelancë dhe te kërkojmë nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit të hetojë rastin.

Me respect,

Skender Abazi
Drejtor ekzekutiv
Koalicioni i Shoqërisë Civile për Shëndetësi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat