Rrëfimi i gruas së Abid Jasharit, i cili u vra dje në Prishtinë

Lajme

Rrëfimi i gruas së Abid Jasharit, i cili u vra dje në Prishtinë

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 20:54
Selvije Shkodriqi

Një grua të cilës iu vra dje bashkëshorti në kryeqytet ka rrëfyer se si erdhi deri te kjo vrasje. Selvije Shkodriqi tregoi se burri i saj kishte paraqitur vetëm një natë më parë në polici kërcënimet që kishte pranuar nga personi që të mërkurën më pas ia mori jetën.

Bashkëshortja e të ndjerit Abid Jashari, Selvije Shkodriqi që ka mbetur me tre fëmijë tregon të gjithë ngjarjen që i parapriu vrasjes së burrit të cilën e kreu djali i vëllait të saj.

Selvija thotë se Abid Jashari, 34 vjeçar, u kërcënua vazhdimisht me mesazhe dhe telefonata.

Një natë para vrasjes sipas të vesë së viktimës, ata të dy ishin përleshur edhe fizikisht.

Për këtë rast, ajo thotë se Abidi e kishte lajmëruar rastin në polici rreth orës 3;30 të mëngjesit të së mërkurës.

Në gjithë këtë ngjarje që ndodhi në mes të ditës të mërkurën në Prishtinë dhe kontrolleve të shumta policore, Besnik Shkodra 25 vjeçar, në orën 07:00 të mëngjesit u vetëdorëzua në polici.

Atij i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat