Eksperti i ekonomisë, i reagon Shpend Ahmetit: Kosova ka ushtruar kërkesë për kompensimin e dëmeve të luftës nga Serbia

Lajme

Eksperti i ekonomisë, i reagon Shpend Ahmetit: Kosova ka ushtruar kërkesë për kompensimin e dëmeve të luftës nga Serbia

Nga: N.Sh Më: 1 mars 2019 Në ora: 10:23
Muhamet Mustafa

Eksperti i ekonomisë, profesor Muhamet Mustafa, ka reaguar ndaj Shpend Ahmetit, i cili ka thënë se nuk është shtruar asnjëherë kërkesë për kompensimin e dëmeve ekonomike që i ka shkaktuar Serbia në Kosovë gjatë kohës së periudhës së luftës në Kosovë.

Mustafa thotë se, kjo nuk është e saktë.

“Në kuadër të përgatitjeve për negociatat në Vjenë (2006) kjo çështje është elaboruar dhe trajtuar me seriozitetin e duhur në kuadër të Ekipit te Unitetit dhe të trupave të tij, më saktësisht nga Grupi i eksperteve për ekonomi të cilin e kam udhëhequr unë. Grupi i gjërë i përberë prej 50 ekonomisteve të shquar, të gjeneratave të ndryshme dhe me ekspertizë për sektorë e çështje relevante, ka përgatitur Platformën politike të shoqëruar me anekse analitike për secilën çështje, i ka aprovuar me konsensus, i ka prezantuar tek ekipi i unitetit dhe pas miratimit edhe aty ka shkuar shumë i përgatitur në raundin e bisedimeve për ekonomi në Vjenë në maj të vitit 2006”, shkruan Mustafa, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Qëndrimet dhe kërkesat e argumentuara për kompensim te dëmeve nga qeveria e Serbisë janë prezantuar ne tavolinën e dialogut ne prezencën e ekipit te Ahtisaarit dhe vëzhguesve te tjerë ndërkombëtar . Dosja për ketë me gjithë dokumentacionin është dorëzuar ne ekipin e unitetit dhe duhet te jete ne Arkivin e tij , ne Kryesi apo Qeveri. Rrjedhën e negociatave për këtë çështje ne Vjene dhe rezultatet e tij i kam prezantuar ne librin e publikuar me 2016 (Kapërcimi i Vetmisë, UET Press, Tirane) dhe pjesërisht edhe ne librin e publikuar këto dite ( Udhëkryqi i Dialogut Kosove Serbi, Dukagjini 2019)”, shkruan tutje ai.

Lexojeni reagimin e profesor Muhamet Mustafës:

A JANE SHTRUAR KERKESAT NDAJ SERBISE PER KOMPENSIM TE DEMEVE NE EKONOMI DHE PER DEMET E LUFTES ?

KULTURA E KONTINUITETIT INSTITUCIONAL NE VEND TE PROTAGONIZMIT DHE TE IMPROVIZIMEVE

Mbrëmë ne një emisionin e debati te Klan Kosovës , njeri nga bashkekryesusit e delegacionit shtetëror për Dialogun me Serbinë (z. Sh.Ahmeti) deklaroi se kërkesat për kompensimin e dëmeve ekonomike qe i ka shkaktuar ne Kosove Qeveria Serbe gjate periudhës se okupimit te Kosovës , pas shuarjes se autonomisë ( korrik 1990-Qershor 1999), si dhe kërkesa për zhdëmtim te dëmeve te luftës ( 1997-1999) nuk janë shtruar asnjëherë. Meqenëse kjo nuk është e sakte po jap sqarimin si vijon.

Ne kuadër te përgatitjeve për negociatat ne Vjene ( 2006) kjo çështje është elaboruar dhe trajtuar me seriozitetin e duhur ne kuadër te Ekipit te Unitetit dhe te trupave te tij, me saktësisht nga Grupi i eksperteve për ekonomi te cilin e kam udhëhequr unë. Grupi i gjere i përberë prej 50 ekonomisteve te shquar , te gjeneratave te ndryshme dhe me ekspertize për sektorë e çështje relevante , ka përgatitur Platformën politike te shoqëruar me anekse analitike për secilën çështje , i ka aprovuar me konsensus , i ka prezantuar tek ekipi i unitetit dhe pas miratimit edhe aty ka shkuar shume i përgatitur ne raundin e bisedimeve për ekonomi ne Vjene ne maj te vitit 2006.

Qëndrimet dhe kërkesat e argumentuara për kompensim te dëmeve nga qeveria e Serbisë janë prezantuar ne tavolinën e dialogut ne prezencën e ekipit te Ahtisaarit dhe vëzhguesve te tjerë ndërkombëtar . Dosja për ketë me gjithë dokumentacionin është dorëzuar ne ekipin e unitetit dhe duhet te jete ne Arkivin e tij , ne Kryesi apo Qeveri. Rrjedhën e negociatave për këtë çështje ne Vjene dhe rezultatet e tij i kam prezantuar ne librin e publikuar me 2016 ( Kapërcimi i Vetmisë, UET Press, Tirane) dhe pjesërisht edhe ne librin e publikuar këto dite ( Udhëkryqi i Dialogut Kosove Serbi, Dukagjini 2019).

Sigurisht qe ekipi shtetëror i formuar tash nga Kuvendi i Kosovës , mund ti konsultoje ose mos ti konsultoje këto materiale, po është mire te jete koshientë për ekzistencën e tyre. Natyrisht se ato mund te pasurohen edhe me argumente te reja , por sipas mendimit tim përqendrimi me i madh do te duhej te ishte ne evidentimin , analizimin dhe ne shtrimin e kërkesave për kompensim te dëmeve te shkaktuara nga Qeveria Serbe për periudhën 2006- 20019 ( si për shembull ne energji dhe jo vetëm aty) per te kompletuar tere faturën qe duhet ti vihet Serbisë edhe ne negociatat e tashme. Një çështje tjetër edhe me me rendësi është se Kosovës i duhet me te madhe ndërtimi kulturës institucionale dhe i mbamendjes institucionale ne vend te protagonizmit dhe improvizimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat