Zëdhënësja e Rusisë me propagandë: Viktimat civilë të Reçakut ishin ushtarë të UÇK-së

Lajme

Zëdhënësja e Rusisë me propagandë: Viktimat civilë të Reçakut ishin ushtarë të UÇK-së

Nga: F.B Më: 1 mars 2019 Në ora: 17:56
Masakra e Reçakut

“As një film triler nuk mund të krahasohet me tmerrin që ka ndodhur në ato hapësira”, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së punëve të jashtme të Rusisë, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”

Propaganda perëndimore ishte vendimtare në sjelljen e vendimit që NATO të bombardoj SR Jugosllavinë përkatësisht Serbinë.

Sipas Zaharoves në “media me muaj janë rrotulluar fushata historike për kinse represionin ndaj shqiptarëve, ndërkohë që janë heshtur aktivitetet terroriste të luftëtarëve të Kosovës dhe krimeve të tyre duke përfshirë kidnapimin e njerëzve me qëllim tregtinë me organe” ka transmetuar “Sputnjik”.

"Asnjë triler nuk mund të krahasohet me tmerret që kanë ndodhur në këto hapësira ", theksoi zëdhënësja.

Zaharova ka thënë se bombardimet ishin pasojë e vrasjes së civilëve në Reçak, si kanë transmetuar mediat perëndimore dhe strukturat e NATO-së, ndonëse me pas u konfirmua se ata ishin luftëtarë të veshur civil.

"Rezultat i propagandës ishte agresioni ushtarak i shteteve të Evropës dhe marrje e territorit me përdorim të forcës, Pikërisht në vitin 1999 u varros e drejta ndërkombëtare në Evropë nga NATO ", ka thënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat