Shqiptarët presin fitore absolute në Tuz, Camaj: Zgjedhje mes dritës dhe territ

Lajme

Shqiptarët presin fitore absolute në Tuz, Camaj: Zgjedhje mes dritës dhe territ

Më: 1 mars 2019 Në ora: 20:19
Tuz

Nga e diela, Komuna e Tuzit në Mal të Zi do të qeveriset nga shqiptarët.

Kështu ka thënë Nikollë Camaj, udhëheqës i koalicionit “Forumi Shqiptar” që garon në zgjedhje dhe pret ta dalë fitues.

“Të dielën, më 3 mars, pritet të fillojë pranvera në Tuz. Sot, mbas konventës qendrore që mbajti koalicioni, u pa se shqiptarët vetëm kanë filluar festën duke pasur parasysh edhe përkrahjen e marrë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora që kanë ardhur këtu për të votuar”, ka thënë Camaj.

“Shqiptarët do të jenë Zot në shtëpinë e vet dhe ne do të jemi ata që do të qeverisim me Tuzin”.

“Votuesit e kanë shumë të lehtë të zgjedhin në mes të dritës dhe territ. Kur bashkohet kokat, bashkohen dhe tokat. Shqiptarët janë bashkë”, është shprehur ai në Info Magazine.

Camaj ka theksuar se të gjitha masat janë marrë që procesi zgjedhor të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Fushata kanë qenë derë më derë dhe banorët e kanë marrë vesh kush jemi ne dhe të tjerët”.

“Presim fitore absolute”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat