Vuçiq tremb qytetarët serbë: Shqiptarët vetëm presin momentin e volitshëm për sulm në veri të Kosovës

Lajme

Vuçiq tremb qytetarët serbë: Shqiptarët vetëm presin momentin e volitshëm për sulm në veri të Kosovës

Nga: F.B Më: 2 mars 2019 Në ora: 10:01
Aleksandar Vuçiç

Presidenti Aleksandar Vuçiq si mysafir në ditarin e mëngjesit në Radio Televizionin e Serbisë ka folur pët temat aktaule, vendin dhe regjionin, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota Sot”.

Me këtë rast presidenti serb ka thënë se deri më tani i kanë ardhur mbi 2 mijë e 500 pyetje nga qytetarët në Instagram dhe shumicës së tyre do t'i përgjigjet. 

“Puna ime është që secilit qytetar t'i përgjigjem në mënyrë të kulturuar dhe të ia them të vërtetën”, ka thënë Vuçiq. 

Në lidhje me çështjen e Kosovës, presidenti serb ka thënë se “është situatë e vështirë dhe mendon se zgjidhja është ende shumë larg”. 

“Disa kanë dëshiruar që mos të respektohet marrëveshja e Brukselit, pastaj kanë vendosur edhe taksa, pastaj kemi dëgjuar se të gjithë liderët shqiptarë janë kundër caktimit të kufijve dhe me atë duan të thonë se politika  e tyre do të thotë se vetëm Kosova e tërësishme mund të jetë e pavarur”, ka thënë Vuçiq. 

Ai ka përsëritur se është i kënaqur që Serbia nuk reagon në provokimet e shqiptarëve.

“Nga Beteja e Kosovës edhe më herët kanë ditur si të udhëheqin me serbët dhe si t'I kthejnë njërin kundër tjetrit. Gjeni serbë që përlahen me serbë, por unë jam krenar me popullin në Kosovë. I kam lutur shumë herë që mos shkoni në ushtrinë e Kosovës sepse qëllimi i tyre kryesor është dëbimi i serbëve”, ka thënë Vuçiq si demant të Haradinajt se ka 40 serb të paraqitur për të qenë pjesë e ushtrisë së Kosovës

Sipas tij nëse serbët dalin nga ato institucione në Prishtinë, atëherë ka arsye që të thuhet se Beogradi nuk respekton marrëveshjet e Brukselit.

“Unë jam që të pritet 45 ditë, të shohim nëse duan të hiqen taksat dhe pastaj me koka të ftohtë të gjejmë zgjidhje sepse qëllimi ynë është ruajtja e paqes dhe stabilitetit”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se “Nuk dua të them se e njoh Kosovën, por do të vazhdojmë dialogun”.

Ai u shpreh se pushteti në Prishtinë me akuza ndaj kreut të Listës Serbe  Milan Radojiçiq dëshirojnë të dobësojnë mbrojtjen serbe në veri të Kosovës.

Vuçiq duke komentuar deklaratën e Hashim Thaçit se Radojçiq e ka tepruar ka thënë se “ata e dinë se ai është njeriu kyç në atë hapësirë” dhe si tha “tash presin momentin e volitshëm që të sulmojnë veriun e Kosovës”.

Ai ka thënë se është i kënaqur që serbët nuk kanë rënë pre e provokime të rrjeteve të agjentëve.

Vuçiq ka theksuar se një nga drejtuesit e një agjensie të zbulimit të vendeve perëndimore I ka thënë se është tentuar që Radojçiqit t'i montohet rasti i vrasjes.

“Edhe nëse nuk kemi flet-ndjekje të kuqe asnjëherë të marrim diçka”, tha ia

Ai në fund theksoi se ajo që po ndodh kohëve të fundit në Prishtinë, Tiranë dhe botë po edhe në Beograd u dëshmua se sa kishim të drejtë se jemi me vite drite larg nga marrëveshja me Prishtinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat