Vuçiq: Të gjithë liderët në Prishtinë janë kundër ndryshimit të kufijve, marrëveshja me vite dritë larg

Lajme

Vuçiq: Të gjithë liderët në Prishtinë janë kundër ndryshimit të kufijve, marrëveshja me vite dritë larg

Më: 2 mars 2019 Në ora: 12:21
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se Kosova dhe Serbia janë me vite dritë larg marrëveshjes nëse kihet parasysh ajo që është duke ndodhur aktualisht.

Vuçiq ka komentuar deklaratën e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili në Tiranë ka folur kundër korrigjimit dhe kundër ndarjes së Kosovës. 

"Me këtë ata duan të thonë atë që ne e kemi ditur se politika e vendeve perëndimore  është edhe politikë e tyre që një Kosovë e pandashme mund të jetë Kosovë e pavarur. Dje e morrëm edhe konfirmimin e Thaçit për këtë" ka thënë Vuçiq. 

Sipas tij, tani të gjithë liderët në Prishtinë janë kundër ndryshimit të kufijve.

Ndryshe, Presidenti serb ka theksuar se Prishtina po tenton të zhvillojë " një sulm" në Veri pas deklaratave të Thaçit për Milan Radojçiq, të cilin Vuçiq ka tentuar ta shfajësojë për vrasjen e Oliver Ivanoviq duke thënë se ai ka qenë 500 kilometra larg kur ka ndodhur vrasja. Vuçiq ka përsëritur se Lisra Srpska i ka para vetes edhe 45 ditë për t'u larguar nga institucionet e Kosovës dhe se deri atëherë do shihet nëse Qeveria e Kosovës do ta heq taksën e cila sipas tij në rritjen ekonomike të Serbisë do të ketë një ndikim negativ prej 0.2 ose 0.3 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat