Daçiq në rolin e falltorit, thotë se dikur Prizreni ishte Kryeqytet serb

Lajme

Daçiq në rolin e falltorit, thotë se dikur Prizreni ishte Kryeqytet serb

Më: 2 mars 2019 Në ora: 13:43
Daçiq

Kryediplomati serb, Ivica Daciq, ka interpretuar historinë, duke thënë se në luftën mes Serbisë e Turqisë, Kosova ishte fushëbeteja.

Daçiq thotë se në Prizren tani jetojnë 25 serbë, ndërsa dikur ishte kryeqendër e serbëve, ndërsa Beogradi periferi.

 “Konflikti mes Serbisë dhe Turqisë ishte në Kosovë, për shkak se ajo ishte qendra e Serbisë, Beogradi ishte një periferi. Serbët u dëbuan gjatë pushtimit turk, popullsia u islamizua dhe u mbush me shqiptarë”, ka thënë Daciq.

Tutje, kryediplomati serb ka shtuar se në se në një histori ju shumë të largët, në shekullin e 14-të, Prizreni ishte kryeqyteti i parë serb.

Sipas Daciqit, shqiptarët e duan bashkimin kombëtar dhe flamurin kuqezi, ndërsa duan të largojnë serbët.

 “Në Prishtinë ka 100 herë më shumë flamuj shqiptar se sa të Kosovës. Udhëheqësit e Prishtinës thonë se i pëlqen flamuri i tyre” u shpreh Daçiq duke shtuar se udhëheqësit shqiptarë mund të tregohen naivë dhe të pretendojnë se Kosova e Shqipëria janë dy shtete. Por sipas tij, serbët nuk janë fëmijë.

Ai po ashtu theksoi se shqiptarët nuk mund të kenë dy kombe në Evropë.

“Të jemi realist, ata duan të krijojnë një ‘Shqipëri të Madhe’ por jo me serbë” u shpreh ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat