Daçiq: Nëse ka vullnet politik për zgjidhje, secili problem mund të zgjidhet, Serbia dëshiron marrëveshje

Lajme

Daçiq: Nëse ka vullnet politik për zgjidhje, secili problem mund të zgjidhet, Serbia dëshiron marrëveshje

Nga: F.B Më: 2 mars 2019 Në ora: 14:22
Ivica Daçiq

Ministri serb Ivica Daçiq ka theksuar se “Nëse ka vullnet politik për zgjidhje të çështjes, secila çështje mund të zgjidhet, Serbia dëshiron marrëveshje me Prishtinën” , shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

“Serbia është e gatshme për kompromis, por vështirë se do ketë zgjidhje sepse pala shqiptare mendon se kompromis është njohja e pavarësisë së Kosovës" tha ai duke shtuar se “Nëse dikush dëshiron që zgjidhja të jetë njohja  e pavarësisë dhe jo që Prishtina të krijoj mençuri politike dhe kompromis si rasti mes Athinës e Shkupit, vështirë të ketë marrëveshje ", tha Daçiq në Forumin ekonomik”Delfima”. 

"Në Prishtinë ke 100 herë më shumë flamuj shqiptar se flamuj të Kosovës, vetë liderët e Prishtinës thonë se nuk ju pëlqen flamuri se flamuri shqiptar është flamuri i tyre, Mos të bëhemi naiv se Kosova dhe Shqipëria do të jenë dy shtete. Ne nuk jemi fëmijë", tha duke paralajmëruar krijimin e “Shqipërisë së Madhe. 

Sipas tij shqiptarët nuk mund të jenë popull me dy shtete në Evropë, apo dikush mendon se është e mundshme. 

"Të jemi real ata duan ‘Shqipërinë e Madhe’ le ta krijojnë, por jo me serbët. Ne nuk do ndërmarrim asgjë që të rrezikohet dialogu "', tha ai duke përsëritur se “Serbia dëshiron kompromis, por cili është kompromisi. 

"Le të marr secilin tokën e vetë, para se të mbajnë leksione Serbisë, pastaj të shohin a ka mundësi që një ndonjë pakicë kombëtare të shpallet shtet dhe ju të duartrokitni, Nuk besoj se këtë do bëjë dikush ", tha Daçiq. 

Më pasi ai theksoi se në “Kosovë gjendet Patriarkana e Kishës ortodokse, aty u krijua edhe ndërtue, cili serbe mund të thotë se ajo është shqiptare", u shpreh ai, duke përkujtuar se shumë marrëveshje të Brukselit të nënshkruar në vitin 2013 nuk janë përmbushur si është rasti i asociacionit. 

"Pas kësaj Kosova merr vendim për taksa, formon ushtrinë ndonëse sipas rezolutës vetmja forcë ushtarake është KFOR dhe NATO , këtë e bëjnë sepse Serbia nuk pranon pavarësinë e Kosovës. Ndjemi gati për kompromis, por pala shqiptare mendon se kompromis është njohja e pavarësisë nga Serbia ", tha Daçiq. 

"Konflikti mes Turqisë dhe Serbisë ka ndodhur në Kosovë, sepse atje ishte qendra e Serbisë, ndërsa Beogradi periferia, Serbët janë dëbuar gjatë okupimit turk, banorët janë islamizuar dhe aty janë vendosur shqiptarët. Në atë kryeqytetin e parë serb në Prizren sot jetojnë vetëm 25 serb. 

Kjo është pasoja e spastrimit etnik ndër shekuj, tha ai duke përkujtuar se në ish Jugosllavi, Kosova ishte krahinë në përbërje të Serbisë. " Ajo e drejtë që një pakicë kombëtare në një pjesë të territorit të shpallet shtet pa pëlqimin e vendit dhe dëshiron të ndahet është shumë problematike dhe këtë e dini ", ka thënë Daçiq, duke përmendur Kataloninë dhe standardet e dyfishta. 

"Kur Katalonia dëshiron të bëjë hapa të njëjtë, për Bashkimin Evropian është e papranueshme, ndërsa për disa vende të BE-së ishte e pranueshme që të pranohet hapi i njëanshëm i Kosovës ", ka thënë ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat