Media serbe: Trupat e serbëve po nxirren nga varret në Kosovë dhe po dërgohen në Serbi

Lajme

Media serbe: Trupat e serbëve po nxirren nga varret në Kosovë dhe po dërgohen në Serbi

Më: 2 mars 2019 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Radio Kim sot njofton se në Prishtinë, në Varrezat e serbëve,ka gjithnjë e më shumë varreza të zbrazëta. Kjo, për shkak se gjithnjë e më shumë familjarë po i bartin trupat e të dashurve të tyre në Serbi.

Sipas kësaj agjencie, sot në Ditën Shpirtrave, pak serbë kanë qëndruar në Varreza serbe në Prishtinë për të vizituar varret e të dashurve.

Ma ta ka qenë edhe murgu Sasha Mitroviq dhe u bëri thirrje bashkatdhetarëve të mos i zhvarrosin familjarët e tyre të vdekur dhe të mos i transferojnë ata nga varrezat në Prishtinë.

“Varrezat janë mbuluar nga bari dhe po shtohet zbrazja e tyre nga të vdekurit” thotë Radio Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat