Inatet e kahmotshme Thaçi-Haradinaj, kështu shaheshin me nënë...

Lajme

Inatet e kahmotshme Thaçi-Haradinaj, kështu shaheshin me nënë...

Më: 3 mars 2019 Në ora: 14:44
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj s’i kishin pasur raportet e mira as në luftë. Ndërsa, pasluftës, Kryetari i PDK’së ishte hidhëruar keq kur Kryetari i AAK’së lidhi koalicion me Ibrahim Rugovën dhe u bë Kryeministër. Raportet e tyre vazhdojnë të jenë të këqija edhe sot por po refuzojnë të ndahen për shkak se janë bashkuar në pushtet.

Mshelne komandanta të Bllacës ua q… nanën. Këtë përshëndetje Ramush Haradinaj si Kryeministër ua kishte dërguar disa prej zyrtarëve të PDK’së kur po fliste më 2005 në stadiumin e Prishtinës.

Ky ishte njëri prej momenteve kur Ramush Haradinaj ishte lidhur për pushteti me LDK’në dhe Ibrahim Rugovën ndërsa PDK’ja dhe Hashim Thaçi kishin mbetur në opozitë.

Raportet mes Thaçit e Haradinajt ishin acaruar edhe më shumë kur AAK qëndroi për më shumë se një dekadë në opozitë ndërsa PDK’ja në pushtet.

Gjatë këtyre viteve, Ramush Haradinaj një pjesë të kohës e kaloi duke u përballur me akuza për krime luftë ne Hagë ku u shpall dy herë i pafajshëm.

Lufta ndërmjet PDK’së e AAK kishte eskaluar në korrik të vitit 2009 kur Adem Grabovci denoncoi Ramush Haradinajn se ka vila në Dubai e ka prona në vendet në të shtrenjta të botës si Monte Carlo. Madje, akuzoi se është pjesë e krimit dhe korrupsionit.

“Ramush, prej nga e arrite pasurinë marramendëse personale? – shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë, – banesën dykatëshe në Prishtinë, – banesën në Prizren, – banesën në Tiranë, – banesën në Durrës, – villat në Durrës, në Brezovicë, – pronat disamilionëshe në Dukagjin, – tokat në Miradi, – kullat disamilionëshe në Glloxhan, – dy villa jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai. Duhet t’i dëshmosh pronësitë e tyre në detale”, thuhet në letrën e Grabovicit, i cili aktualisht ka dalë nga publike politike por që vazhdon të jetë aktiv në vendimmarrjen e PDK’së.

“Ramush, ke uzurpuar dhe ke përvetësuar në emër të luftës: – shtëpinë në Pejë – banesën në Prizren – truallin e çerdhes së fëmijëve në Dragodan – pompat e benzinës dhe shumë të tjera. Ramush, ti personalisht kontrollon lojërat e fatit dhe bizneset e Casino-s!”, thuhej në letrën e Grabovcit.

Grabovci kishte akuzuar Haradinaj edhe për biznese me serbë të Veriut i nxitur nga Hashim Thaçi, i cili mbante pozitën e Shefit të Qeverisë.

Në atë kohë, Ramush Haradinaj, për secilin problem në Kosovë fajtor e kishte lënë edhe Kadri Vesein dhe SHIK’un, për të cilin kishte thënë se po e shkatërrojnë Kosovën.

Raportet ishin ndrequr pak kur Ramush Haradinaj ishte kthyer për herë të dytë nga Haga. Atëkohë, ishte vetofruar për Kryeministër pozitë këtë që nuk ia kishte lëshuar Hashim Thaçi.

Hashim Thaçi ishte tallur me Haradinaj duke i thënë se s’ka mundur t’ia lëshojë pozitën.

Haradinaj kishte tentuar të bëhej Shef i Qeverisë edhe me LDK’në e Vetëvendosjen por kishte dështuar pasi Isa Mustafa kishte marrë pozitën e Kryeministrit në koalicionin me PDK’në në vitin 2014.

S’ka shkollë, po lufton për prona personale

Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi kishin nisur të akuzoni njëri-tjetrin kur Kosovë nënshkroi marrëveshjen për demakracion me Malin e Zi, e ku AAK kishte kundërshtuar një marrëveshje të tillë duke e votuar më vonë të njëjtën në Parlament.

Sa ishin duke u përplasur, Haradinaj kishte thënë se Hashim Thaçi s’i ka as dy ditë shkollë dhe nuk e njeh as historinë.

Kufijtë i thellojnë ndarjet e dy liderëve
Ramush Haradinaj po e përmend edhe luftën nëse dikush prek kufijtë e Kosovës. Ndërsa, Thaçi ka thënë se luftërat nuk bëhen nëpër studio televizive.

Presidenti e ka vazhduar idenë e tij për ndryshim kufijsh të Kosovës duke thënë edhe të shtunën se do ta ndryshojë Kushtetutën dhe do ta bashkojë Luginën e Preshevës me Kosovë.

Së fundmi, Haradinaj ka zgjeruar akuzat në drejtim të zyrtarëve të PDK’së. Ka akuzuar edhe Kadri Veselin se shpejt është dorëzuar përballë kërkesave të Serbisë për heqjen e taksës. E ka akuzuar Vlora Çitakun se nuk është ambasadore e Kosovës në SHBA por e Hashim Thaçit.

Gjithë këtyre akuzave, zyrtarët e PDK’së i janë përgjigjur me heshtje. Askush prej udhëheqësve të Partisë së Kadri Veselit nuk e ka thënë asnjë fjalë përballë deklaratave të Haradinajt. Nuk i ka reaguar madje as Adem Grabovci i cili dikur mbronte PDK’në nga akuzat e Haradinajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat