Persona të panjohur (sipas të gjitha gjasave me prejardhje shqiptare) kanë shkruar në natën e mbrëmshme në fasadën e ambasadës së Serbisë në Vjen grafitë me shkronjat “UÇK”, ka shkruar “Alo”, transmeton “Bota sot”.
Në xhamin e ambasadës janë gjetur të shkruara shkronjat e njohura “UÇK”, që simbolizojnë organizatën militante nacionaliste shqiptare, e lidhur me “Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës” shkruan portali.
Me këtë grafit është shkruar tabela në hyrje në të cilën nga ana brendshme ishte vendosur flamuri serb, si njësi konsullore e ambasadës.
Portali shkruan se ambasada e Republikës së Serbisë në Vjenë edhe në vitet e shkuara disa herë me radhë ishte pjesë e sulmeve nga ana e shikuesve edhe personave të kombësisë shqiptare.