Vuçiq nuk përjashton mundësinë e njohjes së Kosovës

Lajme

Vuçiq nuk përjashton mundësinë e njohjes së Kosovës

Nga: F.B Më: 4 mars 2019 Në ora: 18:16
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se nuk përjashtohet mundësia e njohjes eventuale të pavarësisë së Kosovës, por ka theksuar se Beogradi duhet të fitoj diçka nga ana tjetër, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

"Para së gjithave duhet të arrijmë kompromis. Nuk mund të njohim Kosovën e mos të marrim asgjë nga ana tjetër “, ka thënë Vuçiq në intervistë agjensionit italian ANSA me rastin e vizitës së kryeministrit Italian Konte në Serbi të mërkurën.

"Çështja e ndryshimit të kufijve është kontraverse, pasi nuk pranojnë të gjithë kufijtë e njëjtë, varësisht nga a e kanë njohur pavarësinë e Kosovës apo jo” tha ai. “për dallim nga liderët e Kosovës që secilën ditë mashtrojnë qytetarët e vetë me premtime jo reale se Prishtina do të fitoj çdo gjë, e Beogradi asgjë, është obligim im që serbëve të ju sqaroj rëndësinë e kompromisit (me Prishtinën) që nuk paraqet humbje por fitore. Fitore për ardhmërinë e Serbisë", ka thënë Vuçiq.

Ai ka mohuar se ndonjëherë ka pasur takime sekrete me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, siç theksojnë disa media, duke i klasifikuar si “rrenë të pastra” se ka një draft të marrëveshjes përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai përsëriti se Beogradi nuk do vazhdoj dialogun me Prishtinën përderisa pushteti i Kosovës nuk heq taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe.

"Nëse nuk arrihet marrëveshja e kompromisit për Kosovën, do të jetë katastrofë. Ndonëse çdo gjë duket vështirë dhe nganjëherë e pamundur, ne jemi të vendosur që të arrihet kompromisi, jam i sigurt se mund të arrijmë marrëveshje me ndihmën e miqve tanë evropian, mbështetjen e Rusisë , Amerikës dhe Kinës e vendeve tjera", tha presidenti i Serbisë.

Ai ka treguar se Beogradi ka qasje të matur edhe përgjegjëse, që nuk është përgjigjur në si tha „ masat maksimale“ dhe „provokuese“ të Prishtinës në mënyrë që mos të rrezikohet paqja dhe stabiliteti.

Vuçiq ka thënë se vlerëson rolin ndërmjetësues të shefes së diplomacisë evropiane Federika Mogerini, për dallim nga Prishtina që ka kritikë ndaj Brukselit.

"Problemet janë mes shqiptarëve dhe serbëve, nuk mund të kritikoj Evropën që ka bërë çdo gjë që të mund t ë ruhet paqja", tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat