Federata Pan-Shqiptare në Amerikë "Vatra" uron fitoren e forumit shqiptar në komunën e Tuzit

Lajme

Federata Pan-Shqiptare në Amerikë "Vatra" uron fitoren e forumit shqiptar në komunën e Tuzit

Më: 4 mars 2019 Në ora: 21:04
Vatra

-Urime për Fitoren në Komunën e Tuzit. Festa e fitores mbaroi. Drejtuesit e rinj të Komunës të tregojnë profesionalizëm dhe ndershmëri në kryerjen e  detyrës, larg korrupsionit administrativ e politik dhe të sigurojnë një shërbim të denjë për të gjitëh qytetarët e Komunës, pavarësisht kombësisë.

- Për Diasporën,që rriti entuziazmin në ditën e votimeve, Vatra mendon se tash fillon kontributi real: Investime dhe mbështetje reale në Tuz, që të mos zhgënjehen votuesit e të mos vazhdojë boshjatisja e Trojeve Shqiptare!

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës "VATRA" e ndoqi nga afër ecurinë e fushatës së Kualicionit shqiptar, të bashkuar rreth"Forumit Shqiptar" në përbërje të të cilit lidhën"Besën" për fitore: Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike e Shqiptarëve dhe Bashkimi Demokratik Shqiptar. Vatar e përkrahu këtë bashkim që në nisje dhe ndjehet mirë që parashikimi i saj u konkretizua me fitore. Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Vatrës Dr. Pashko Camaj, anëtar edhe i këshillit Kombëtar të Vatrës, përfaqësoi Vatrën në zgjedhjet e së djelës në Komunën e Tuzit. Kjo fitore tregoi se sa i domosdoshëm dhe sa efektiv është bashkimi i partive shqiptare që veprojnë në Mal të Zi dhe kudo në trojet etnike ku jetojnë shqiptarët jashtë trungut të Shqipërisë Londineze.

Vatra këshillon drejtuesit e ri të Komunës që tregojnë profesionalizëm dhe ndershmëri në kryerjen e  detyrës, larg korrupsionit politik e administrativ si dhe të sigurojnë një shërbim të denjë për të gjithë qytetarët e Komunës së Tuzit, pavarësisht kombësisë. Vetëm ëkshtu ata do të fitojnë besimin edhe të votuesëve kundër.

Për Diasporën,e cila duhet përgëzuar për pjesmarrjen dhe rritjen e entuziazmit në ditën e votimeve, VATRA mendon se tash fillon kontributi real: Investime dhe mbështetje reale në Tuz, me qëllim që të mos zhgënjehen votuesit e të mos vazhdojë boshjatisja e Trojeve shqiptare!

Federata Pan- shqiptare e Amerikës "VATRA".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat