KFOR-i nuk ndryshon rolin e vetë në Kosovë

Lajme

KFOR-i nuk ndryshon rolin e vetë në Kosovë

Nga: F.B Më: 4 mars 2019 Në ora: 22:24
Foto ilustruese

Daçiq dhe Zhuno kanë theksuar se Serbia dhe NATO janë të përcaktuara që të avancojnë bashkëpunimin strategjik në të gjitha sferat, duke shprehur kënaqësi me dinamikën e dialogut në nivelin më të lartë, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

NATO respekton neutralitetin e Serbisë, KFOR-i nuk do ndryshojë rolin e vetë në Kosovë, ndërsa Serbia dhe aleanca ushtarake ndajnë interesin e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në regjion, është thënë sot pas takimit të nënkryetarit të Qeverisë së Serbisë dhe ministrit të punëve të jashtme Ivica Daçiq dhe zëvendës komandantit të NATO-së në komandën e bashkuar në Napoli gjeneral nënkolonel Kristian Zhuno.

Bashkëbiseduesit kanë shprehur kënaqësinë me dinamikën e deritashme të bashkëpunimit praktik civil dhe ushtarak në shumë fusha në kuadër të partneritetit për paqe, me më shumë se 100 aktivitete partnere që realizohen nivelin njëvjeçar.

U vlerësua pozitivisht pjesëmarrja e Serbisë në shumë misione paqeruajtëse nën mbulesën e BE dhe OKB-së dhe gatishmërinë e bashkëpunimit me aleancën në fushën e luftës kundër terrorizmit, situatave të jashtëzakonshme dhe përballjen me sfidat dhe kërcënimet e sigurisë në regjion.

Gjeneral nen koloneli Zhuno ka falënderuar për organizimin e stërvitjes “Serbia 2018” të realizuar në tetor si stërvitjen me të madhe të NATO-s në fushën e reagimit në situata të jashtëzakonshme (me mbi 2 mijë pjesëmarrës nga 40 shtete).

Duke u ndërlidhur me çështjen e Kosovës si sfidën më të madhe të sigurisë në vend, Daçiq ka theksuar se është me rëndësi të veçantë që mandati i misionit të KFOR-it të realizohet në tërësi në harmoni me rezolutën 1244 dhe marrëveshjen teknike.

Ai njoftoi gjeneralin me hapat e njëanshëm të Prishtinës për formimin e “Ministrisë së Mbrojtjes dhe transformimin e Forcës së Sigurisë në “Ushtri të Kosovës",dhe vendosjen e taksave në mallrat serbe.

Daçiq posaçërisht ka nënvizuar rëndësinë e garancionit të NATO-s se forcat e FSK-së dhe formacionet tjera me armatim të rëndë nuk mund të angazhohen në veri pa miratimin e NATO-së përkatësisht komandantit në KFOR-it, që janë dhënë në marrëveshjen e Brukselit.

“Serbia është e përkushtuar të arrijë kompromis dhe zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e Kosovës ashtu që të sigurohet paqe e përhershme dhe stabilitet në gjithë regjionin".

Zhuno ka lavdëruar Qeverinë e Serbisë për qasjen e matur edhe të balancuar dhe për angazhimin për arritjen e kompromisit në lidhje me Kosovën.

Sipas tij në NATO është duke u diskutuar për angazhimin në raport me FSK -në duke nënvizuar se roli i KFOR-it në sigurimin e ambientit të lirë dhe sigurt përfshirë lëvizjen e lirë të për të gjithë nuk do ndryshojë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat