Komuna e Preshevës mohon se kryetari Arifi ka fyer një të moshuar - Bota Sot
Komuna e Preshevës mohon se kryetari Arifi ka fyer një të moshuar

Lajme

Komuna e Preshevës mohon se kryetari Arifi ka fyer një të moshuar

Më: 4 mars 2019 Në ora: 22:29
Shqiprim Arifi

I moshuari Isuf Zeneli, plaku që përkujdeset për vendin ku ka qenë i vendosur lapidari i dëshmorëve të luftës së UÇPMB-së, pretendonte se ishte fyer nga kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Sipas versionit të plakut të shfaqur në RTV Aldi, ai kishte shkuar në kabinetin e Kryetarit të Komunës dhe aty stafi i kabinetit të kryetarit e kishin injoruar duke i thënë  se z.Arifi nuk ka kohë të takohet me ty, pas kësaj ishte shfaqur Arifi ku i kishte thënë se unë nuk jam këtu për të të ndihmuar dhe e kishte kapur Zenelin për ta dëbuar nga zyra e tij duke i thënë se kjo është zyrja ime,

Pas kësaj kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, sipas versionit të Zenelit e ka fyer atë duke i thënë “oh nonën e nonës”. Pas kësaj, sipas tij, ka reaguar Zeneli  duke i tërhequr vërejtjen, dhe i kishte thënë personave që gjindeshin në kabinet se “a e dëgjuat çfarë me tha” po ata të gjithë kishin heshtur.

Ndërsa sipas reagimit të komunës, qytetari në fjalë ka kontaktuar zyrtarët lokal për të shqyrtuar problemin e tij, ndërkaq është konstatuar se çështja nuk është në ingerenc të Komunës së Preshevës dhe qytetari në fjalë është udhëzuar të kontaktojë Qendrën për Punë Sociale si dhe Fondin Humanitar që funksionojnënë kuadër të Administratës Komunale për t`i zgjidhur problemin e tij. "Për zyrtarët lokal që ballafaqohen çdo ditë me probleme të tilla që nuk janë në përgjegjësi të administatës ekzekutive janë raste të rënda emocionale, andaj është praktikuar zgjidhja e problemeve në rastet përkatëse", thuhet në reagim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...