I dyshuari për vrasjen e Ivanoviqit, emërohet kryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë për Kosovë

Lajme

I dyshuari për vrasjen e Ivanoviqit, emërohet kryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë për Kosovë

Më: 5 mars 2019 Në ora: 07:04
Milan Radoiçiq

Mediumi serb TV Most, ka raportuar të hënën që e ashtuquajtura “Federata e Futbollit të Serbisë në Kosovë” ka zgjedhur president të ri, Milan Radoicic.

Në këtë kuvend zgjedhor ishin të pranishëm 40 delegat, ndërsa 30 votuan pro kanidatit Radoicic, ndërsa Dejan Miric u zgjodh sekretar i përgjithshëm. 

Federata e Futbollit të Kosovës të dielën ka reaguar ndaj thirrjeve të Serbisë për organizimin e aktiviteteve sportive në Kosovë, FFK-ja thotë janë të vetmit ata që kanë këto kompetenca.

Kujtojmë që Milan Radoiçiq është i dyshuari kryesor për vrasjen e politikanit serb, Olivier Ivanovic, vrasja e të cilit kishte ndodhur në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat