Ish-ministri i jashtëm gjerman Klaus Kinkel ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare njoftojnë mediat gjermane.
Ai është i pari që propozoi formimin e Tribunalit të Hagës për krime të luftës në hapësirën e ish Jugosllavisë.
Kinkel për shumë vjet ishte kryetar i Partisë FDP0 liberalëve gjerman, të cilët Konkel e konsiderojnë “njeri të drejtë, modest dhe me karakter”.
Ai për shumë vite ishte ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-ministrit gjerman të punëve të jashtme Hans-Ditrih Gensher.
Ka drejtuar Shërbimin Informativ të Gjermanisë perëndimore (BND) nga 1979 deri në vitin 1982.
Gjatë luftërave në territorin e Jugosllavisë ai ishte ministër i Drejtësisë dhe më pas shef i diplomacisë gjermane.
Konkel ishte i pari q propozoi formimin e Tribunalit të Hagës që duhej të trajtonte krimet ne hapësirën e ish Jugosllavisë, që më pas u themelua.
Gjatë një interviste dhënë DW në kohën e luftës në rastin e Srebrenicës ai përgjegjësinë për krimin ia ka hedhur BE-së, OKB-së dhe NATO-së dhe vetës sepse nuk kishte ditur “ për tmerret që kishin ndodhur atje ".
Në fillim të luftës në Ballkan ai ka deklaruar "Serbët duhet të gjunjëzohen".