Joe Biden: Udhëheqja e Zaevit do të mbahet mend

Lajme

Joe Biden: Udhëheqja e Zaevit do të mbahet mend

Më: 5 mars 2019 Në ora: 11:57
Joe Biden

“Edhe njëherë Ju uroj për marrëveshjen historike me Greqinë në Prespë. Jam i bindur se marrëveshja është zhvillim pozitiv serioz, për euro integrimet por dhe bashkimin.

Siç thashë në bisedën në Munih, suksesi i Maqedonisë së Veriut është sukses i gjithë Evropës, dhe ajo është mirë për të gjithë”, ka shkruar në letrën dërguar kryeministrit Zoran Zaev, ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Biden.

Ai edhe një herë ka shkruar se me padurim e pret ditën kur Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet pjesë e plotfuqishme e NATO-s.

“Vizioni juaj ka vendosur themelet e sigurisë dhe udhëheqja juaj si Kryeministër i Qeverisë do të mbahet mend nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas arritjes së marrëveshjes historike. Ju siguroj se unë personalisht do të përfaqësoj politikat e juaja për ardhmëri më të mirë”, thuhet në letër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat