Danijelson: Për Serbinë është kyç dialogu me Prishtinën

Lajme

Danijelson: Për Serbinë është kyç dialogu me Prishtinën

Nga: F.B Më: 5 mars 2019 Në ora: 19:24
Ilustrim

Drejtori gjeneral i Komisionit Evropian për politikë fqinjësore dhe biseda për zgjerim Kristian Danijelson, ka thënë se për “Serbinë është kruciale vendosja e dialogut me Prishtinën”, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai duke marrë pjesë në Forumin e Biznesit në Kopaonik ka theksuar se “rezultati i dialogut është me rëndësi që edhe Serbia edhe Kosova të mund të vazhdojnë rrugën e Bashkimit Evropian, është pjesë e Serbisë dhe ka gjasa stabile në procesin e euro-intergrimit”.

Sipas Danijelson, Serbia ka rezultate të shkëlqyera në konsolidimin fiskal, por duhet edhe më tutje të punojë në reforma dhe në uljen e ekonomisë gri, para së gjithash sundimin e ligjit dhe në te të funksionojnë institucionet demokratike. 

"Është e nevojshme që të funksionojnë si duhet gjyqësia dhe administrata shtetërore", ka thënë ai, derisa vlerësoi se digjitalizimi është shumë me rëndësi në zhvillimin e Serbisë, sikurse edhe në rritjen e sektorit energjetik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat