Pasi akuzoi Halil Kastratin, Merita Demiri i “gjuhet” Mimoza Kusarit

Lajme

Pasi akuzoi Halil Kastratin, Merita Demiri i “gjuhet” Mimoza Kusarit

Nga: N.Sh Më: 6 mars 2019 Në ora: 22:24
Mimoza Kusari-Lila

Merita Demiri, është një vajzë e cila me profilin e saj në Facebook, po krijon polemika të mëdha.

Ajo javë më parë, bëri bujë të madhe në media kur e kritikoi hoxhë Halil Kastratin, për të cilin shfaqi akuza të ashpra.

Ndërsa, pas kësaj, ajo ka vazhduar me Mimoza Kusari-Lilën, të cilën e ka quajtur idiote dhe karrieriste të sëmurë.

“Cfar idiote, karieriste e semure!! Blen gazetarin qe te i ben pyetjen : a pranonn te behesh kryeministre!!??

Shtrohet pyetja si do me u ba kryeministre kur nuk ke dit as Gjakoven me administru!! Apo thjesht po kam qejf

Spikerica e Hashim Brojes!”, shkruan ajo në Facebook.

Kjo kritikë e ashpër ka ardhë pasi kryetarja e Alternativës ka thënë se në rrethanat aktuale në Kosovë ajo nuk do të pranonte drejtimin e Qeverisë gjithëpërfshirëse.

“Në këto rrethana dhe me këtë përbërje qeverisëse nuk jam e gatshme të marr drejtimin e qeverisë”, tha ajo.

Nuk dihet nëse ky profil është i rremë apo i vërtetë, por postimet e saj janë publike dhe komentet në të janë të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat