Gjilas: Edhe një herë e kuptova si e kanë gjendjen në Kosovë, ata që nuk mbështesin Vuçiqin

Lajme

Gjilas: Edhe një herë e kuptova si e kanë gjendjen në Kosovë, ata që nuk mbështesin Vuçiqin

Nga: F.B Më: 7 mars 2019 Në ora: 10:59
Dragan Gjilas

 Njëri nga drejtuesit e Lidhjes për Serbinë, Dragan Gjilas ka theksuar se “pas sulmit që pësoi në Leposaviq, edhe njëherë kuptoi në çfarë situate ndodhen serbët e atjeshëm që nuk mbështesin presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq”, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

"Pas sulmit verbal të organizuar dhe ofendimeve nga ana e disa kapadai vendor, kam kuptuar gjendjen në të cilën jetojnë njerëzit në Kosovë që nuk mbështesin Vuçiqin", ka thënë Gjilas për gazetën.

Në Leposaviq atë dhe krerët e organizatës “Atdheu (Otaxhbina)” Slavisha Ristiç dhe Marko Jakshiç fillimisht me fjalë kanë sharë edhe fyer një grup i të rinjve, për të cilët ata thanë se janë punësuar në komunën e Leposaviqit dhe janë pjesë e grupit të Zoran Milojeviç Zelje.

Sipas tij Lista Serbe nuk përfaqëson popullin serb në Kosovë po është pjesë e kompromisit të SNS-së dhe pushtetit të Vuçiqit.

"Përfaqësuesit e tyre edhe më tutje ulen në Qeverinë e Kosovës së Ramush Haradinaj dhe rregullisht marrin pagat për punën e vetë. Kemi identifikuar të tetë “përfaqësuesit e popullit” që janë të punësuar në komunën e Leposaviqit dhe kanë marr pjesë si pjesë e grupit për kërcënim dhe presion në zgjedhjet lokale në Luçane", theksoi Gjilas duke komentuar kumtesën e Listës Serbe.

Gjilas shpreh mendimin për qëndrim të unifikuar kombëtar për çështjen e Kosovës, nevojën për punë në pajtimin mes dy popujve dhe normalizimin e raporteve mes njerëzve.

"Raportet mes serbëve dhe shqiptarëve janë më të këqij se para shtatë viteve kur Vuçiq mori pushtetin dhe kjo është e dukshme në secilin hap. Populli serb është në gjendje shumë të rëndë sepse i është nënshtruar maltretimit nga ana  partive serbe kriminale", ka thënë Gjilas që qëndroi të martën dhe mërkurën në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat