“Serbia do të përpiqet të gjej zgjidhje për Trepçën”

Lajme

“Serbia do të përpiqet të gjej zgjidhje për Trepçën”

Nga: F. B. Më: 7 mars 2019 Në ora: 15:54
Trepça

Drejtori gjeneral i Trepçës Jovan Dimkiç ka thënë se “Serbia pa marr parasysh situatën e rëndë në dukje pas paralajmërimit të Prishtinës se do të regjistroj kompaninë e re Trepça, do të vazhdoj të përpiqet të gjej zgjidhje për kombinatin prej të cilit direkt apo indirekt varen 35 për qind e popullatës në veri të Kosovës duke shtuar se zgjidhjet ligjore të Prishtinës nuk do të aplikohen sepse shkatërrojnë modelin e funksionimit.

Nga Trepça varen direkt 3 mijë njerëz, përkatësisht 2 mijë e 400 punëtore, nëse nuk llogariten edhe disa që janë kompensuar, ndërkohë që ata janë shumë nëse llogariten edhe kompanitë me të cilat punohet.

Serbët do të shprehin pakënaqësi me hapat e Prishtinës, të kohëve të fundit siç janë taksat në mallrat serbe dhe iniciativa e bashkimit të Mitrovicës dhe do të ngritën kundër incidenteve të ndryshme dhe vjedhjeve e arrestimit të serbëve.

Protesta u organizua kundër miratimit dhe vënies në fuqi të statutit të ndërmarrjes Trepça dhe njoftimit të regjistrimit të ndërmarrjes së re, që e konsiderojnë si një nga masat e dëbimit të serbëve nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat