Lutfi Haziri me dedikim ngushëllues për të ndjerin nga aksidenti i Gjilanit: Lamtumirë miku im!

Lajme

Lutfi Haziri me dedikim ngushëllues për të ndjerin nga aksidenti i Gjilanit: Lamtumirë miku im!

Më: 8 mars 2019 Në ora: 14:45
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka bërë një dedikim ngushëllues me rastin aksidental të ndarjes nga jeta të furrtarit Qerim Çoçaj.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka kujtuar mikun e tij Çoçajn si një humanist duke i bërë falënderim lamtumirës për angazhimet për Gjilanin, 

Qerim Çoçaj ndërroi jetë tragjikisht një ditë më parë kur një automjet transportues për shkak të dështimit të sistemit të frenimit u përplas me veturat përballë.

Postimi i plotë:

”Humanizmi, solidariteti dhe miqësia juaj, kulmoi me heroizëm dje, në mbrojtje të fëmijëve. Aksidenti tragjik njomi me gjakun Tuaj ditën e 7 marsit. Të falemnderit për gjithçka që bëre për Gjilanin. Lamtumire miku im!”, përfundon Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat