Përplasjet mes politikanëve serb – Gjuriq: Jeremiç relativizon rrezikun nga Prishtina

Lajme

Përplasjet mes politikanëve serb – Gjuriq: Jeremiç relativizon rrezikun nga Prishtina

Nga: F.B Më: 8 mars 2019 Në ora: 20:53
Marko Gjuriq, Vuk Jeremiç

"Kryetari i partisë Popullore Vuk Jeremiç tenton që në mënyrë “të mjerë” të relativizoj rrezikun e krijuar me vendimin e Prishtinës që të demoloj dialogun me Beogradin”, ka thënë Marko Gjuriq nënkryetar i Këshillit Qendror të Partisë Përparimtare të Serbisë (SNS)duke porosit Jeremiç duhet t'i vijë marre për gënjeshtrat e veta, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Gjuriq ka thënë se Jeremiq me “gënjeshtrat më të paturpshme” përpiqet të fsheh marifetet e veta dhe mashtrimet dhe pasurim në llogari të qytetarëve të Serbisë, duke arsyetuar pasurinë e tij me të qenit anëtar i bordeve investuese” thuhet në kumtesën e SNS.

"Jeremiç shprehet se Beogradi dhe Prishtina janë në marrëveshje të fshehtë dhe sekrete përgatisin një lloj marrëveshje dhe se dialogu është i vdekur, përkatësisht i gjithë mllefi dhe kërcënimet e shqiptarëve separatist në krahinës sonë janë shfaqje dhe maskim për opinion ", ka thënë Gjuriq.

Në këtë mënyrë ai sjell para së gjithave në rrezik serbët e Kosovës, duke iu thënë se askush nuk do i rrezikoj dhe se janë të sigurt sepse çmenduria e Prishtinës është aktrim.

"Një papërgjegjësi dhe gatishmëri politike është pa pardon, por nuk mund të pritet asgjë nga njeriu që pas asnjë pikë ndërgjegje iu ka shkaktua aq dëme në të kaluarën serbëve të Kosovës ", tha ai.

Në këtë mënyrë ai me mentorët e vetë iu tregon, çfarë do bëjë nëse vjen në pushtet përkundër vullnetit të qytetarëve të Serbisë, sepse vetëm këtë mund ta shpresojë.

"Ai si duket po dëshiron përsëritjen e ngjarjeve të marsit të 2004 dhe dëbimit, të cilat i ka vëzhguar me gjakftohtësi duke thith puro. Nuk do të ketë përsëritje sepse Serbia dhe presidenti Vuçiq nuk do të lejojnë", ka porositur Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat