Vuçiq ankohet përsëri: Më mundon gjendja rreth Kosovës, që mos të dërgoj sinjale të këqija

Lajme

Vuçiq ankohet përsëri: Më mundon gjendja rreth Kosovës, që mos të dërgoj sinjale të këqija

Nga: F.B Më: 9 mars 2019 Në ora: 09:35
Aleksandar Vuçiç

 Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka nisur vizitën në Qarkun e Podunavles në kuadër të fushatës “Ardhmëria e Serbisë”, ku ka qëndruar në Velika Pllana dhe fabrikën e tekstilit "Makaron moda", shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai me këtë rast ka folur për situatën në Serbi dhe regjion, për reformat që ka bërë qeveria, për rritjen e mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik por edhe çështjen e Kosovës dhe dialogun.

Vuçiq ka theksuar se “Serbia po përpiqet të sjell një ndër kompanitë më të fuqishme dhe gjasat janë 50:50, por ajo që e mundon është gjendja rreth Kosovës dhe frikës se situata mund të dërgojë sinjale negative për investuesit potencial”. 

Mediat kohë më parë kanë shkruar se bëhet fjalë për kompaninë gjermane Wolfsvagen. 

“Gjasat janë 50:50 të sjellim një investitor shumë të madh. Kemi pasur dy vende konkurrente Rumaninë dhe Bullgarinë, tash jemi vetëm ne dhe një vend tjetër, por mbi të gjitha më shqetëson kjo rreth Kosovës, që mos të dërgoj sinjale të këqija”, ka thanë Vuçiq para qytetarëve në Velika Pllana. 

Sipas tij “problem më i madh është sjellja e Prishtinës në mënyrë të papërgjegjshme. Serbia do të vazhdojë që ruajë popullin e saj në Kosovë”. 

“Ne do të jemi me popullin tonë në Kosovë, ndërsa ata le të bëjnë çfarë të duan. Nga askush nga jashtë nuk mund të presim mbështetje. Duhet të mbështetemi vetëm tek vetja- të forcojmë vendin, potencialet ekonomike, të fuqizojmë shtetin në të gjitha segmentet dhe atëherë Serbia do të jetë arrë shumë e fortë që dikush të hedh shikimin apo të bëjë diçka tjetër“, nënvizoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat