Platforma e Prishtinës ndez Beogradin, Vulin thotë se e ka gati ushtrinë

Lajme

Platforma e Prishtinës ndez Beogradin, Vulin thotë se e ka gati ushtrinë

Më: 9 mars 2019 Në ora: 16:18
Platforma e Prishtinës ndez Beogradin, Vulin thotë se e ka gati ushtrinë

Miratimi i Platformës për Dialogun në Kuvendin e Kosovës, ka nxitur reagime të ashpra në Serbi.

Presidenti Vuçiq ka qenë më i zëshmi kundër saj, duke thënë se ajo platformë e bllokon edhe më tepër dialogun, pasi që nuk lë hapësirë për kompromis.

Ndërkohë sot vartësi i tij Aleksander Vulin, ka thënë se Serbia ka vënë në gjendje gatishmërie Ushtrinë, duke iu bërë thirrje serbëve që të mos shqetësohen.

“Platforma e Prishtinës është e orientuar kundër dialogut, ajo e vështirëson edhe më tepër arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi”, shkruan Fonet.

Vulin ka thënë se Ushtria serbe është e gatshme të përmbush çfarëdo urdhëri që i vjen nga komandanti suprem.

“Secili që e do paqen dhe serbët në Kosovë duhet të jetë i shqetësuar. Ushtria e Serbisë do ta përmbushë çdo urdhër të komandantit suprem”, ka thënë Vulin,.

Këto deklarime ai i ka bërë gjatë fillimit të një trajnimi 15 ditësh të disa personave që kanë kryer shërbim ushtarak.

Këto trajnime për ngritje morali dhe për dhënie të shembujve tek qytetarët që të mos ngurrojnë për t’u aftësuar në mbrojtje të atdheut po i ndjek edhe vet ministri serb i mbrojtjes Aleksander Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat