Protesta në Beograd, ja çka paralajmërojnë protestuesit

Lajme

Protesta në Beograd, ja çka paralajmërojnë protestuesit

Më: 9 mars 2019 Në ora: 18:50
Pamje nga protesta

Një numër i madh qytetarësh janë tubuar në platenë para Fakultetit Filozofik në Beograd për të shtunën e katërmbëdhjetë me radhë në protestën “Një ndër pesë milionë”.

Organizatorët kanë paralajmëruar bllokimin e ndërtesës së radiotielevizionit shtetëror RTS për një orë, si “bllokadë e tërheqjes së vërejtjes” me parullën “Mjaft ju keni shikuar ju, tash na shihni ju ne”.

Opozita akuzon RTS-in se është shndërurar në servis të kryetarit të Serbisë Aleksandar Vucic, ndërsa zyrtarë të televizionit shtetëror kanë reaguar ndaj këtij paralajmërimi, duke e quajtur si pengim i nformimit të lirë.

Protesta sonte po mbahen edhe në Kragujevc, Novi Pazar, Brus e të tjera, ndërsa mbrëmë kolona qytetarësh kanë shëtitur në mbi 20 qytete të Serbisë.

Protestuesit po e akuzojnë Vucicin për shkeljen e lirive demokratike, shtypjen e kundërshtarëve politikë dhe kontrollimin e medieve. Megjithatë, ai i ka mohuar të gjitha këto akuza.

Kryengritja u rrit edhe më shumë kur një grup banditësh e rrahën njërin nga politikanët e opozitës, Borko Stefanoviq, në nëntor të vitit të kaluar.

Para do kohe, organizatorët e protestave e opozita kanë miratuar tekstin e Marrëveshjes me popullin, si propozim i ngë grupi masash për sigurimin e zgjedhjeve të ndershme dhe kthimin e parimeve të demokracisë dhe pushtetit të drejtësisë pas fitores mbi regjimin e Aleksandar Vucicit.

Por, opozitës serbe kanë filluar t’i bëhen vërejtje se brenda saj ka edhe parti të ekstremit të djathtë, si Lëvizja Dveri, ndikimit rus dhe mungesën e përcaktimit të qartë për integrimin në Evropë dhe vlerat Evropiane, si dhe për qasjen ndaj Kosovës, sepse në Marrëveshjen me popullin, ata janë deklaruar për “ruajtjen e sovranitetin dhe integritetit territorial”, duke e menduar edhe Kosovën brenda saj.

Dragoljub Micunovic, një opozitar i kohës së Milosevicit, vlerëson se tash opozita nuk ka kredibilitet, ndërsa nuk kanë as kontakte me të cilat do të krijonin ndonjë politikë të re.

Sipas tij, meqë partia në pushtet, ndonëse e dalë nga radikalët ka pranuar rrugën e eurointegrimeve, edhe bashkësia ndërkombëtare e ka pranuar, e kjo e ka vënë opozitën në situatë në situatë delikate.

“Kjo e vë opozitën në situatë delikate – cilat janë kërkesat e saj, a duan vetëm ta marrin pushtetin apo vërtet duan të krijojnë një shoqëri demokratike”, ka thënë Micunovic për N1-në.

Kryetari i Partisë popullore të Serbisë, Sinisa Kovacevic ka ftuar që më 9 maj, në ditën e fitores mbi fashizimin, qytetarët e tërë vendit të tubohen në Beograd para ndërtesës së Kryesisë së Serbisë në qoftë se nuk përmbushen kërkesat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat