Protesta në Novi Pazar “Për ardhmëri të sigurt – Sanxhaku po zgjohet” dhe “Sanxhaku autonomi”

Lajme

Protesta në Novi Pazar “Për ardhmëri të sigurt – Sanxhaku po zgjohet” dhe “Sanxhaku autonomi”

Nga: F.B Më: 9 mars 2019 Në ora: 20:18
Pamje nga protesta

Disa qindra qytetarë të Novi Pazarit kanë marr pjesë në shëtitjen protestuese “Për ardhmëri të sigurt – Sanxhaku po zgjohet” që u organizua nga Partia e Aksionit Demokratik (SDA) e Sanxhakut në shenjë mbështetje për protestën qytetare "1 nga 5 milionë", shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

Nga protesta ku merret pjesë edhe lideri i SDA Sanxhak Sulejman Ugljanin dhe drejtues tjerë të lartë të partisë u dërgua porosia se se së bashku me qytetarët tjerë të Serbisë " duan të ndërtojnë shtetin e bazuar në sundimin ligjit dhe mundësive të njëjta për të gjithë".

"Ne protestojmë kundër raportit tolerant të organeve të Serbisë ndaj krimeve ndaj boshnjakëve. Kundër asaj se mohohet gjenocidi në Bosnje dhe krimet masive ndaj boshnjakëve të Sanxhakut, që tek boshnjakët krijon ndjenjën e pasigurisë”.

Organizatorët po ashtu kanë thanë se me shëtitje protestohet kundër diskriminimit të boshnjakëve në punësim në organet shtetërore dhe raporti armiqësor të organeve shtetërore ndaj popullit boshnjak dhe përfaqësuesve të tyre.

Ndër shkaqet e protestës është edhe statusi i pazgjidhur i Sanxhakut, si dhe mos pranimi i të drejtës së popullit.

"Protestojmë kundër absolutizmit dhe diktaturës në Serbi me çka është suspenduar sundimi i ligjit dhe siguria si dhe kapitujt kryesor të së drejtës në jetë, liri, siguri, zhvillim ekonomik ", u tha në protestë.

Të tubuarit kanë bartur transparente me mbishkrim “1 nga 5 milionë", "1 nga 100", "Për barazi para ligjit", "Boshnjakët në Kushtetutë", "Stop diskriminimit të boshnjakëve" dhe "Sanxhakut autonomi".

Protesta ka kaluar e qetë dhe pa incidente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat