Vesiçi “zbulon” planin e Kosovës kundër Serbisë

Lajme

Vesiçi “zbulon” planin e Kosovës kundër Serbisë

Nga: F.B. Më: 10 mars 2019 Në ora: 11:17
Goran Vesiç

 Plani i tyre është që tek banorët serbë të nxitet pasiguria ka thënë funksionari i SNS Goran Vesiç, duke shtuar se pikërisht për këtë Vuçiq insiston që kjo çështje të zgjidhet sepse Serbisë nuk i konvenon humbja e kohës, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota sot”.

Sipas tij plani i shqiptarëve me vendosjen e taksës dhe miratimin e platformës është të ndërpritet dialogu ka thënë ai.

“Dallimi ndërmjet asaj që ka ndodhur dy tri vite më parë është se në atë kohë vendet perëndimore që kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, kanë insistuar që Serbia duhet të njoh pavarësinë dhe nuk kanë lejuar bisedime”- ka thënë ai.

Ai përkujtoi se viteve të fundit Vuçiq ka ndryshuar atë qëndrime edhe tek vendet që kanë njohur pavarësinë, ashtu që tash të gjithë mendojnë se duhen respektuar edhe qëndrimet dhe interesat serbe, përkatësisht nuk ka zgjidhje pa Serbinë.

Kjo shqiptarëve nuk ju konvenon sepse e dinë s enë bisedime do të humbin diçka sepse secili bisedim krijon kompromis.

“pasi i thanë popullit të vetë se asgjë nuk humbin dhe e gjitha është e tyre, bisedimet nuk ju konvenojnë. Prandaj kanë vendosur taksa që të ndërprenë bisedimet sepse plani i shqiptarëve është që të bëhet presion në serbët që ata shpërngulen dhe një ditë të thonë: 'Për çka po flitni ju, atje nuk ka njerëz tuaj, pse angazhoheni dhe përpiqeni?" – ka thënë Vesiç duke shtuar se shqiptarë me vite janë duke punuar vazhdimisht në këtë.

“Ata sulmojnë Vuçiqin dhe thonë se po ruan status quo, nuk them se të gjithë punojnë me ndërgjegje, disa e bëjnë pa ndërgjegje, por punojnë për shqiptarët. Shqiptarëve iu duhet kohë. Atyre nuk ju konvenojnë bisedimet sepse do sjellin zgjidhje kompromisi, pastaj plani i tyre nuk realizohet” – tha Vesiç.

Ai mendon se do të ketë edhe aksione edhe veprime tjera të Prishtinës “ E gjithë kjo që mos të ketë bisedime, pasi për dallim nga koha e mëhershëm tash Serbia është e gatshme për kompromis që do të jetë i dhimbshëm për të dy palët, përndryshe nuk ka kompromis, gjë që e ka thënë Vuçiq disa herë, pasi Serbinë po e respekton bota dhe ka mbështetje në bashkësinë ndërkombëtare për atë qëndrim, Kjo është diçka e re, në çka ata nuk janë mësuar” - përfundoi Vesiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat