Lista Serbe: Do ta rrëzojmë Qeverinë e Kosovës nëse opozita i siguron 51 vota - Bota Sot
Lista Serbe: Do ta rrëzojmë Qeverinë e Kosovës nëse opozita i siguron 51 vota

Lajme

Lista Serbe: Do ta rrëzojmë Qeverinë e Kosovës nëse opozita i siguron 51 vota

Më: 10 mars 2019 Në ora: 12:50
Lista serbe

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga rradhët e Listes Serbe, Igor Simic ka thënë se Lista Serbe është e gatshme të votojë rrëzimin e Qeverisë Haradinaj nëse opozita i siguron 51 vota.

Simic për televizionin serb “Tv Pink” ka thënë  se në kuvend të kosovës do të kthehen në momentin që opozita e Kuvendit i mbledh 51 nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë.

“Nuk kemi marrë pjesë për shkak se kemi dashur të jemi me popullin tonë dhe nuk kemi dashur që me praninë tonë t’i japim legjitimitet pasi që ata e krijuan Ushtrinë me 107 vota. Ç’aktrim do të bënim me 9 për qind, përkatësisht me 10 vota? Në Kuvend do të shkojmë në momentin që opozita e Kuvendit i mbledh 51 nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...