Gjuriq i del në mbrojtje Vuçiqit: Letër shpifëse e Gjilasit, le të i shkruaj Thaçit e Haradinajt

Lajme

Gjuriq i del në mbrojtje Vuçiqit: Letër shpifëse e Gjilasit, le të i shkruaj Thaçit e Haradinajt

Nga: F.B. Më: 10 mars 2019 Në ora: 13:42
Marko Gjuriq

Marko Gjuriq ka thënë se, Dragan Gjilas në vend që me letër të hapur të i drejtohet bashkësisë ndërkombëtare dhe atyre në Kosovë që “mbajnë shpatën” ndaj kokës së popullit serb, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka vendosur të shkruaj letër shpifëse edhe gënjeshtra dhe të dërgoj në adresën e presidentit të Serbisë, në vend të shkruaj atyre që rrezikojnë popullin serb ka thënë Marko Gjuriq shef i të ashtuquajturës Zyrë të Kosovës.

"Ai dhe liderët e Lidhjes për Serbinë nuk kanë dënuar me asnjë fjalë separatistët shqiptarë për varrosjen e dialogut, apo të shprehin shqetësimin për ardhmërinë  e popullit serb dhe drejtat dhe pozitën e tyre që nuk përmendin në platformën e Prishtinës, e qartë se në Kosovën e shpallur së shpejti nuk do të ketë serbë", shtoi Gjuriq.

Kjo heshtje e një pjese të opozitës është përbën jo seriozitetin dhe jo racionalitetin e tyre, është shprehur Gjuriq në kumtesën e lëshuar lidhur me letrën e Gjillasit drejtuar Vuçiqit.

"Por Gjillas nuk i shkruan Prishtinës, sepse Thaçi dhe Haradinaj mbështesin protestat e tyre kundër Vuçiqit, njëjtë sikur ai që mbështet platformën e tyre separatiste dhe konflikti i interesave doli në shesh", nënvizoi Gjilas.

Ai tërhoqi vërejtjen se secili qytetar i ndershëm serb do shqetësohej me informatat dhe hapat e pamend të Prishtinës, ndërsa vetëm Gjilas dhe vëllazëria punojnë në parimin “Sa me keq për Serbinë më mirë për ne", mendojnë që të nxjerrin një fitim politik, në kohën kur politikat partiake u dashtë të lihen anën deri sa kalon rreziku.

Por kështu funksionin truri i manjatit Gjilas sepse nuk bazohet në vlera morale, po ndiqet nga dëshira për përfitimi ekonomik edhe politik me çdo çmim, dhe tërësisht i larguar nga aftësia e ndjenjës për shqetësimin rreth interesit të përgjithshëm.

"Përderisa serbët u dëbuan nga Kosova, u djegën kishat serbe, Gjilas u pasurua dhe bëri milionat, tash kur me protestat e tij, valle udhëheq Rexhep Hoti, zëvendës i Thaçit dhe Veselit në PDK, ndërsa merr guximin të fyej inteligjencën dhe nderin e Serbisë dhe harron që ai dhe tjerët nga Lidhja për Serbinë kanë punuar kundër serbëve në krahinë", tha Gjuriq.

Sipas tij Gjuriq ai mendon se e gjithë Serbia është e marrë, ndërsa ai i mençur dhe se ne kemi harruar se ai është fajtor për gjithçka që e akuzon Vuçiqin.

"Për atë edhe vetë Serbia është vetëm një projekt biznesi privat. Për ne atdheu dhe nuk do ta japim as më të fortëve se ai", nënvizoi Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat