Edhe Vulin i përgjigjet Pacollit: Duhet të mësohet të hesht, kur nuk ka asgjë të mençur të thotë

Lajme

Edhe Vulin i përgjigjet Pacollit: Duhet të mësohet të hesht, kur nuk ka asgjë të mençur të thotë

Nga: F.B. Më: 10 mars 2019 Në ora: 15:23
Behgjet Pacolli

Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka theksuar sot se “Behgjet Pacolli duhet të mësohet të heshtë, kur nuk ka asgjë të mençur të thotë”, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

Vulin ka shtuar se “Pacolli para se të përmend emrin e Aleksandar Vuçiq, së pari duhet të kujtohet në akuzat e anëtarëve të të ashtuquajturës qeveri në Prishtinë”.

"Vuçiq është njeriu që ka ruajtur paqen në regjion, ndërsa Pacolli dhe të tjerët shpresojnë në luftën të cilën përsëri do ta bënte NATO për ta. Vuçiq është njeri i ndershëm, a miqtë e Pacollit janë kriminel të luftës, që janë në liri sepse kanë vrarë dëshmitarët", ka deklaruar Vulin duke komentuar përgjigjen e Pacollit për presidentin e Serbisë.

Më herët zëvendës kryeministri i qeverisë së Kosovës Behxhet Pacolli iu ka përgjigjur jo seriozisht presidentit serb Vuçiq në refuzimin e platformës së Prishtinës, duke e porositur shefin e shtetit serb se "mos të luaj rolin e molerit në lojën lindje- perëndim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat