Haradinaj: Kosova është shndërruar në destinacion atraktiv dhe në treg të hapur për investitorët - Bota Sot
Haradinaj: Kosova është shndërruar në destinacion atraktiv dhe në treg të hapur për investitorët

Lajme

Haradinaj: Kosova është shndërruar në destinacion atraktiv dhe në treg të hapur për investitorët

Nga: A.SH Më: 11 mars 2019 Në ora: 12:21
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka pritur në takim delegacionin e bizneseve amerikane, të cilët sipas tij shfaqën interesim për investime në sektorë të ndryshëm në Kosovë dhe promovimin e mundësive që ofron vendi ynë, njofton Haradinaj përmes rrjetit social Facebook, përcjellë “Bota Sot”.

Ai shkruan se, Qeveria, thellësisht e interesuar për tërheqjen e investimeve amerikane, në vendin tonë.

Postimi i plotë:

Me një legjislacion të avancuar për të bërit biznes dhe thellimin e reformave fiskale, Kosova është shndërruar në destinacion atraktiv dhe në treg të hapur me një ofertë të mirë për investitorët. Në një bashkëbisedim të hapur, delegacionin e bizneseve amerikane, të interesuar për investime në sektorë të ndryshëm në Kosovë dhe promovimin e mundësive që ofron vendi ynë, e njoftova për ndërtimin e infrastrukturës moderne në vend dhe fuqizimin e sundimit të ligjit si garancë për mbrojtjen e kapitalit të investitorëve. Qeveria, thellësisht e interesuar për tërheqjen e investimeve amerikane, ka krijuar Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane në Gjakovë, si dëshmi e orientimit të saj ekonomik.

RH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...