Rankoviç: Kisha Ortodokse Serbe dhe Patriarku Irinej nuk do të ndryshojnë qëndrimin se Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë

Lajme

Rankoviç: Kisha Ortodokse Serbe dhe Patriarku Irinej nuk do të ndryshojnë qëndrimin se Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë

Nga: F.B Më: 11 mars 2019 Në ora: 17:19
Patriarku Irinej

Redaktori i “Zërit të Kishës” Ljubomir Rankoviç ka deklaruar se “qëndrimi i Kishës Ortodokse Serbe (SPC) për Kosovën nuk do të ndryshojë kurrë”, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Ai përkujtoi se ai qëndrim u vërtetua edhe në mbledhjen e majit të Kuvendit, përkatësisht se Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë dhe nuk mund të bëhet fjalë për ndahet nga ajo”.

"Ai qëndrim ka forcën e Kanonit të pandryshueshëm SPC", ka thënë Rankoviç për “Beta”, në pyetjen nëse ka ndryshim në qëndrimin e SPC ndaj Kosovës, pas takimit të presidentit Vuçiq dhe kreut të Kishës Patriarkut Irinej.

Sipas tij, "në Kosovë është Patriarkana e Pejës, selia e Kishës sonë, të shenjtës sonë, por edhe shenjtërisë së shenjtëri-ve– e ai është populli ynë besimtar".

Ai ka theksuar se nga kumtesa zyrtare e kreut të shtetit dhe kreut të Kishës janë pajtuar se platforma e Prishtinës është e papranueshme dhe se “ qëndrimet janë të njëjta, gjë që shihet edhe nga kumtesa”.

Rankoviç ka thënë se nuk ka ndryshim të qëndrimit të SPC, sikur që askush nga Kisha nuk mund të ndryshoj edhe po të donte, sepse qëndrimi i saj është artikuluar në mbledhjen e Kuvendit Kishtar (Sinod” dhe ai nuk mund të ndryshohet.

Në pyetjen nëse patriarku Irinej mund të ketë qëndrim tjetër, ai ka theksuar se “ është absolutisht i sigurt” se nuk do ndryshoj qëndrimin, sikur që është bindur se as Episkopi këtë nuk do ta bënte.

Ai përkujtoi se Kushtetuta e Serbisë, në preambulë fol për Kosovën si pjesë e pandashme e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat