Tadiq për Kosovën: Duhet të hyhet në revidimin e Marrëveshjes së Brukselit, gjë që është jashtëzakonisht e rrezikshme

Lajme

Tadiq për Kosovën: Duhet të hyhet në revidimin e Marrëveshjes së Brukselit, gjë që është jashtëzakonisht e rrezikshme

Nga: F.B Më: 11 mars 2019 Në ora: 21:55
Boris Tadiq

Ish-presidenti i Serbisë dhe lideri i partisë Socialdemokrate Boris Tadiq ka deklaruar se “kurrë nuk ka qenë për ndarjen e Kosovës, por ka pranuar zgjidhje entiteti, duke vlerësuar se duhet të hyhet në revidimin e Marrëveshjes së Brukselit, gjë që është ‘jashtëzakonisht e rrezikshme’”, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

"Unë mendoj se duhet të hyhet në revidimin e marrëveshjes së Brukselit dhe ky është moment shumë me rëndësi, por edhe jashtëzakonisht i rrezikshëm, sepse secila marrëveshje ndërkombëtare që nënshkruhet shumë vështirë revidohet pa pasoja të caktuara për atë që e bënë” ", ka thënë Tadiq.

Ai ka thënë se pozicioni serb në kuptimin ndërkombëtar nuk është aspak më e mirë se që ishte, sepse mbështetësit në temën e Kosovës “ Kina dhe Rusia kanë pozicione të ndryshme ".

"Kina ka pozicionin e një Kine dhe ajo ka mbështet gjithnjë interesat e Serbisë, e cila lufton në mbrojtjen e integritetit të vetë territorial. Rusia ka pozicion të dyfishtë. Rusia në pozita të caktuara si është Krime ka pozitë që iu konvenon shqiptarëve, që kanë dashur që Kosova të shkëputet nga Serbia, ndërsa në temën e Çeçenisë dhe republikës Kaukaziane ka pozitën e njëjtë me atë të Serbisë", ka thënë Tadiq.

Tadiq ka thënë se kurrë nuk ka qenë për konflikt të ngrirë, por zgjidhje korrekte edhe kompromisi që do ishte edhe në interes të palës shqiptare.

"Unë kam dashur zgjidhje. Unë nuk kanë për pavarësi të Kosovës. Plani im nënkupton që Serbia të ruaj sovranitetin në Kosovë, por që mos të ketë vend për Kosovën në OKB. Kjo është pozita ime edhe sot, por të gjendet zgjidhje edhe për interes të palës shqiptare. Plani katër pikësh iu konvenonte atyre ", tha Tadiq.

Ai përkujtoi se në vitin 2012 ka prezantuar platformën për bisedime me shqiptarët në katër pika, që kanë nënkuptuar pushtet gjyqësor, ekzekutiv edhe ligjvënës në veri të Kosovës, bashkësi të komunave serbe në jug të Kosovës, mbrojtje të pasurisë së qytetareve dhe shtetit si dhe kishave edhe manastireve.

Tadiç ka thënë se këtë platformë ka dashur ta legjitimoi në procesin zgjedhor dhe pastaj të shkojë në Kuvendin e Serbisë që të shkoj në BE në bisedime në atë temë.

"Sot jemi në situatë shumë më të vështirë në bisedime. Kemi tash një qëndrim se platforma e shqiptarëve është largim nga marrëveshja e Brukselit, ndërsa ajo marrëveshje ishte largim nga platforma jonë për bisedime dhe plani që unë në fushatën 2012 e kam prezantuar para qytetarëve ",tha ai.

Pushteti i sotshëm sipas tij pasurinë kulturore nuk e ka kyç në bisedime, as në marrëveshjen e Brukselit që është “ gabim i pabesueshëm diplomatike ", Tadiq ka thënë se marrëveshja e Brukselit ka pranuar sistemin gjyqësor të Kosovës së pavarur në veri, ku nuk është përfshirë asnjë çështje me rëndësi si kisha, çështja e saj dhe manastireve në jug, pasuria etj.....

"Në veri të Kosovës kemi pasur institucione serbe që nuk kam dashur të hiqen ndonëse kishim presion nga vendet që kanë njohur Kosovën. Kam ruajt atë që nuk kemi humbur në luftë. Nuk jemi ndal në mbrojtjen e manastireve tona dhe të mirave kulturore, duke ndaluar aksionin e institucioneve shqiptare të hyjnë në UNESCO ", ka thënë Tadiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat