Mentaliteti Milosheviqian, edhe serbët me platformë: Ish-deputeti serb dorëzoi propozim platformën për Kosovën

Lajme

Mentaliteti Milosheviqian, edhe serbët me platformë: Ish-deputeti serb dorëzoi propozim platformën për Kosovën

Nga: F.B Më: 11 mars 2019 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Ish-deputeti popullor Dushan Prorokoviç ka dorëzuar në Kuvendin e Serbisë propozimin e platformës beogradase për dialog me Prishtinën, ka njoftuar “Kossev” transmeton “Bota Sot”.

Dokumenti me emrin ‘Propozim platformë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe juridikisht të obliguar për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, u dorëzua sot në Kuvendin Popullor “, ka thënë Prorokoviç, pas dorëzimit në Kuvend.

Ai shprehet se Kuvendi Popullor nuk ka obligim që të merr në shqyrtim propozimin e tij, por mendon se është e nevojshme që edhe Serbia të ketë platformë për dialog, në mënyrë që reagimi në platformën e Prishtinës të mos jetë vetëm deklarative që nuk e obligon askënd as në kuptimin juridik as politik.

“Së pari duhet të përkujtojmë biseduesit nga Serbia se ekziston Kushtetuta e vendit në krye të cilit janë, pastaj përfaqësuesit ndërkombëtar se ka çështje komplekse të trashëgimisë juridike, historike edhe politike, pastaj shqiptarët se në bisedime nuk mund të shkohet me maksimalizma në platformën e tyre“, ka thënë Prorokoviç.

Ish-deputeti pret që të filloj debate në Serbi rreth platformës së Serbisë “Kjo do të ishte efekti kryesor i gjithë kësaj”, tha ai.

“Beogradi politikën e vetë as nuk mundet as nuk guxon të bazoj në improvizime. Përndryshe, të paktën si ish-deputet jam i obliguar të ruaj imazhin e Kuvendit Popullor dhe të kujdesem për rregullimin kushtetues të vendit“, sqaroi Prorokoviç.

Si të gjendet zgjidhje e pranueshme nga palët në çështjen territoriale:

Qëllimet e definuara me platformë janë “gjetja e zgjidhjes së pranueshme për dy palët për çështjen territorial mes Beogradit dhe Prishtinës me mbështetje e e akterve të interesuar (pesë anëtarëve të përhershëm të KS të OKB)“si dhe “normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës “.

Në harmoni me platformën me normalizim nënkuptohet gjetja e zgjidhjes me të cilën është e mundur”ruajtja e integritetit territorial të Serbisë, sigurimi i autonomisë substanciale për shqiptarët e Kosovës me elemente të paraqitjes ndërkombëtare, tejkalimin e gjendjes faktike me qëllim të sigurimit afatgjatë të sigurisë në regjion, ndërmjet tjerave edhe preciz-imin e termit caktim i kufijve si dhe marrja e garanci-onit të akterëve ndërkombëtar në realizimin e marrëveshjes “.

20 parimet për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse obliguese juridike

Ajo marrëveshje sipas këtij dokumenti duhet të jetë në harmoni me Kushtetutën aktuale të Serbisë” nuk mund të ndryshohet për nevoja të marrëveshjes”. Preambula konsiderohet pjesë përbërëse e Kushtetutës. Rezoluta 1244 përbën bazë për gjetjen e kompromisit, në atë kontekst shpreh synimin për sigurimin e “autonomisë së gjerë dhe vetëqeverisjes substanciale për Kosovën“.

“Marrëveshja e arritur do zbatohej vetëm pasi për të deklarohen KS i OKB-së”. Me vërtetimin e marrëveshjes së 5 anëtareve të KS ato bëhen garant I realizimit.

Emërtimi, paraqitja ndërkombëtare, çështja pronësore, krimet e luftës

“Kosova Jugore/Vetëqeverisja Kosova“ është emërtim I pranueshëm në organizatat ndërkombëtare.

në harmoni me këtë parashikohet që “Kosova Jugore/Vetëqeverisja Kosova të ketë të drejtë të “hap përfaqësi- zyrat e veta në organizatat ndërkombëtare dhe njësitë konsullore në shtetet tjera që të realizoj paraqitje ndërkombëtare, që do përmbushin obligime dhe shfrytëzohen për të drejtat e definuara në marrëveshje “.

Mirëpo, kjo mundësi sipas Prorokoviç nuk nënkupton përfaqësi diplomatike në rang të ambasadave.

Lista e organizatave ndërkombëtare në të cilat “Kosova Jugore/Vetëqeverisja Kosova mund të paraqitet e vetme dhe e pavarur do përcaktohet me aneks marrëveshje dhe nuk nënkupton anëtarësim në OKB.

Republika e Serbisë nuk do të bllokoj pranimin e “Kosova Jugore / Vetëqeverisja Kosova në organizatat ndërkombëtare që janë në listën e përcaktuar.

Çështja pronësore do të zgjidhet sipas parimeve të marrëveshjes me kompetencë ekzekutive të Agjencisë së Kosovës për Prona.

Fati i të pagjeturve dhe hetimi I krimeve të luftës në hapësirën e Kosovës do të mundësohet nga ana e komisioneve të verifikuar të komisioneve nga dy palët.

Që e gjithë kjo të realizohet propozohet formimi Këshillit për implementim të marrëveshjes, që do përbëhet nga përfaqësuesi i Serbisë, një përfaqësues i organit vetëqeverisës dhe një ndërkombëtar me autorizim të KS të OKB-së, ndërsa Këshilli sjell vendim me konsensus.

Shprehet gatishmëria që përfaqësuesve shqiptar me ndryshim të Ligjit për Kuvendin Popullor të i sigurohen një numër i caktuar i vendeve në Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë.

Si thuhet në platformë, “për shkak të pa parashikimeve të rrjedhës së bisedimeve dhe një varg hapave që ka ndërmarr pala shqiptare në kohën e kaluar, Qeverisë së Serbisë i lehet mundësia të vendos masa reciproke në situate të caktuara “. Kjo do të“forcoj pozitën e ekipeve biseduese dhe do ndikoj në evitimin e hapave të njëanshëm të organeve vetëqeverise në Prishtinë“.

Masat reciproke nënkuptojnë: anulimin e marrëveshjes së mëhershme të pajtuara, që nuk janë respektuar; vendosjes e sanksioneve të ndryshme; punë aktive politike në uljen e shteteve që me të ashtuquajturën “Republikën e Kosovës kanë vendos raporte diplomatike; evitimin e anëtarësimit të ashtuquajturës “Republika e Kosovës” në organizata ndërkombëtare.

Me platformë janë definuar edhe qëllimet politike të RS në dialog me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës.

Qëllimet politike të Republikës së Serbisë në procesin e dialogut me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës janë:

- Ruajtja e integritetit territorial të Republikës së Serbisë

- Sigurimin e të drejtave kolektive reciproke të bashkësive serbe dhe jo shqiptare në parimin “autonomi në autonomi”

- Mbrojtje shtesë e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë

- Mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe subjekteve nga e ashtuquajtura “Serbia e ngushtë” në territorin e Kosovës

- Precizomi i kuptimit caktim i kufijve përmes:

- Caktimi funksional të përgjegjësive në raport mes institucioneve të Republikës së Serbisë dhe organeve vetëqeverisëse të krahinës si dhe caktimin funksional ndërmjet institucioneve të vetëqeverisjes krahinore dhe bashkësisë së komunave serbe në parimin e mos përzierjes në çështje të brendshme. Kuptimi i çështjeve të brendshme nënkupton kompetencat e definuara që janë të paprekshme.

- Caktimin territorial i kufijve ndërmjet vetëqeverisjes lokale të bashkësisë serbe të tubuara në bashkësinë komunave serbe dhe organeve vetëqeverisëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat