Zmbrapset Serbia: Gjenerali serb thotë se nuk shqyrtohet ndonjë reagim ushtarak në Kosovë

Lajme

Zmbrapset Serbia: Gjenerali serb thotë se nuk shqyrtohet ndonjë reagim ushtarak në Kosovë

Nga: F.B. Më: 12 mars 2019 Në ora: 09:18
Milan Mojsiloviç

Kryeshefi gjeneral i shtabit të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç ka deklaruar se “Situata në Kosovë është shumë komplekse, por Serbia aktualisht nuk shqyrton ndonjë opsion të reagimit ushtarak”, këtë deklaratë e bëri për RTS, transmeton “Bota sot”.

Ai ka shtuar se situate atje është “përplot tensione dhe hapa të njëanshëm”.

“Gjendja e sigurisë është stabile, por sipas të gjithë parametrave është e pa parashikuar”, ka thënë Mojsiloviç duke vazhduar se “Ushtria e Serbisë është në kontakt të vazhdueshëm me njësitet e KFOR-it që kujdesen për pjesën jugore dhe veriore të Kosovës”.

Sipas tij, ushtria e Serbisë po përcjell situatën në terren dhe ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake në atë hapësirë.

“Ju jeni dëshmitar se presidenti i Serbisë dhe qeveria janë të përkushtuar për gjendje dhe zgjidhje të qetë në Kosovë. Opsioni ushtarak i reagimit aktualisht nuk shqyrtohet”, ka thënë Mojsiloviç.

Ai nënvizoi se nuk mund të thuhet se gjendja është e rregullt, pasi ka çështje të hapura të sigurisë në Serbi, por ka hapa të dukshme në pajisjen e ushtrisë e cila aktualisht ka 10 aeroplanë MIG 29, ndërsa 4 janë në remont.

“Kanë mbetur pak ditë, kur në radhët e ushtrisë do arrijnë helikopterët e parë”, tha ai duke shtuar se gjendja në aviacionin ushtarak ka ndikuar në gatishmërinë e tërësishme.

Ai paralajmëroi se me 24 mars në ora 11.30 në Nish do shënohet fillimi i bombardimeve të Serbisë në vitin 1999.

“Ushtria e Serbisë është e gatshme, e trajnuar dhe e motivuar të kryej të gjitha detyrat”, tha Mojsiloviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat