Personi që nuk e harroi asnjëherë Kosovën: 4 gjëra që nuk i dini për William Walker

Lajme

Personi që nuk e harroi asnjëherë Kosovën: 4 gjëra që nuk i dini për William Walker

Më: 12 mars 2019 Në ora: 09:40
William Walker

Ish-shefi i Misionit Vëzhgues të OSBE-së, ambasadori William Walker, konsiderohet si miku më i afërt i shtetit të Kosovës.

Masakra e Reçakut, njëherit edhe ngjarja më e tmerrshme e luftës së Kosovës, ishte ajo që falë Walker, riktheu vëmendjen e botës kah Kosova.

Ambasadori Walker, këtë ngjarje, me të parë në cilësinë e vezhguesit ndërkombëtar, e pati cilësuar padyshim si një “krim kundër njerëzimit”.

Sot, 20 vite pas përfundimit, ai vazhdon të jetë i afërt me kosovarët, e e viziton vendin tonë herë pas here.

1. William Graham Walker ka lindur më 1 qershor të vitit 1935, në Kearny, New Jersey.

2.Walker, përpos detyrës që kreu në Kosovë, kishte shërbyer edhe si ambasador i SHBA-së në El Salvador dhe si drejtor i Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Washington.

3. Ambasadori Walker nga martesa e tij ka 4 fëmijë, 2 vajza dhe 2 djem.

4. Më 15 janar 2009, në 10 vjetorin e masakrës së Raçakut, ai është nderuar me Medaljen e Artë të Lirisë nga presidenti dhe kryeministri i Kosovës. Ndërsa më 24 nëntor 2008, u bë qytetar nderi i Shqipërisë, titull që iu dha nga presidenti, Bamir Topi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat