Vuçiq: Po të dëgjonim Çosiqin, Serbia do të ishte në BE

Lajme

Vuçiq: Po të dëgjonim Çosiqin, Serbia do të ishte në BE

Nga: F.B. Më: 12 mars 2019 Në ora: 13:39
Aleksandar Vuçiq

“Po të pranonim idenë e caktimi të kufijve si zgjidhje për Kosovën, kur Dobrica Çosiq për herë të parë ofroi atë, sot do të ishim pjesë e BE-së”, ka deklaruar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq duke shtuar se “Serbia në kohën kur Çosiq dhe Gjingjiq kanë fol për këtë, kishte shumë më tepër në Kosovës se që ka sot”, shkruan “Politika”, transmeton “Bota sot”.

Ai po ashtu në përgjigje të pyetjeve në intervistën në RTS në çështjen se Gjingjiq dhe Çosiq janë angazhuar në idenë e caktimit të kufijve si zgjidhje për Kosovën, theksoi se mendon që “më mirë do të kalojë se ata” në realizimin e asaj ideje.

“Po të dëgjonim Çosiqin kur për herë të parë ofroi caktimin e kufijve, po të pranohej, sot do të ishim anëtare e BE-së. Sot me siguri do t mund të thosha se 'Woklsvagen' do ishte tek ne, kështu shanset janë jo të mëdha në krahasim me vendet e BE-së, sepse nuk jemi anëtar shto këtu edhe problemin e Kosovës”, ka thënë ai.

Vuçiq ka nënvizuar se “Serbia në kohën kur Gjingjiq dhe Çosiq kanë fol për këtë, ka pasur shumë në Kosovë në krahasim me atë që kemi sot.

Ai përkujtoi se në vitin 2001/2002 pat fol me Gjingjiqin në Kuvend për Kosovën, në prani të Jovanoviqit, kur situata jonë ishte shumë më e volitshme, atëherë vlente tregimi “standardet para statusit”, nuk kishim vendimin e GJND-së, nuk kishim kufij në Jarinje dhe Bernjak...

“Tash jemi në një situatë shumë më të vështirë, por në të njëjtën kohë duam më shumë. Kjo është se njerëzit nuk kanë asnjë përgjegjësi”, tha Vuçiq.

Ai potencoi se ai nuk ka asnjë problem me pagesën e çmimit politik për politikën që udhëheq, edhe ndaj Kosovës sepse si thotë” me politikë nuk merret që të mbijetojë edhe një ditë, siç kanë bërë paraardhësit e tij në pushtet, por që edhe për te të mbetet pas tij.

“Këto nuk janë ëndrra të kota, po fabrika, punësime, jeta për të ardhmen e Serbisë, por edhe mbrojtja e interesit kombëtar dhe shtetëror, në bazë reale, serioze dhe përgjegjëse. Ndërsa çmimi pak a shumë...kjo nuk është posaçërisht me rëndësi. Kur jeni në politikë, përherë duhet të jeni të gatshëm të paguani çmimin më të lartë”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat