Bernabiq pa përgjigje ndaj Platformës së Kosovës për negociatat me Serbinë

Lajme

Bernabiq pa përgjigje ndaj Platformës së Kosovës për negociatat me Serbinë

Nga: F.B Më: 12 mars 2019 Në ora: 14:31
Ana Bernabiq dhe Hashim Thaçi

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka deklaruar se “ende nuk është koha për qëndrim dhe përgjigje të Serbisë në platformën e Prishtinës për bisedime me Beogradin”, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Brnabiç para gazetarëve në Beograd ka thënë se “ duhet të dëgjohet qëndrimi i faktorëve ndërkombëtar, para së gjithave I Brukselit, që është garantues I marrëveshjes së Brukselit nën ombrellën e të cilit zhvillohet dialogu”.

Ajo ka shtuar se Bruksel nuk ka thënë asgjë për situatën e re të krijuar, gjë që vlerësohet jo korrekt dhe se pret reagim nga BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat