Vuçiq: Problemi nuk mund të zgjidhet me njohjen e Kosovës - Bota Sot
Vuçiq: Problemi nuk mund të zgjidhet me njohjen e Kosovës

Lajme

Vuçiq: Problemi nuk mund të zgjidhet me njohjen e Kosovës

Nga: F.B Më: 12 mars 2019 Në ora: 16:20
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se “problem nuk mund të zgjidhet ashtu që Serbia të pranoj pavarësinë e Kosovës në kufijtë aktual dhe se kjo nuk do të ndodhë” , shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”

"Kjo është e pamundur", ka thënë Vuçiq në intervistën në Tv Prva.

Vuçiq ka theksuar se “Beogradi nuk sheh çka mund të jetë alternativë në bisedime, por ato (bisedimet) nuk po bëhen dhe se nuk mund të diskutohet se të dy palët janë afër marrëveshjes”.

"Çka është alternativë e bisedimeve? Doni të luftojmë? Nëse luftojmë, përsëri do të vijmë tek ajos e duhet të bisedojmë. Çka është ideja?", tha Vuçiq.

Ai ka potencuar se “Serbia nuk mund të le serbët e mbetur në Kosovë në mëshirë dhe jo mëshirë në rast të sulmit eventual dhe shtoi se në disa raste ka thënë se Serbia në atë situatë do të di si të reagojë”.

"Kam thënë çka do të bëjmë dhe këët do ta bëjmë. Nëse Prishtina niset në aksion, ne do të përgjigjemi. Për atë edhe nuk niset. Por, çka mendoni të bëjmë nëse nuk bisedojmë? Nuk kemi zgjidhje. Por në këtë moment nuk bisedojmë me askënd", tha Vuçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...