Vajton Vuçiq dhe frikëson serbët: Mosni njerëz... çka të bëjmë nëse nisen në bashkimin e Mitrovicës dhe marrjen e Ujmanit

Lajme

Vajton Vuçiq dhe frikëson serbët: Mosni njerëz... çka të bëjmë nëse nisen në bashkimin e Mitrovicës dhe marrjen e Ujmanit

Nga: F.B Më: 12 mars 2019 Në ora: 16:31
Aleksander Vuçiq

Në intervistën e sotme, presidenti i Serbisë Vuçiq ka folur edhe për kërcënimet dhe paralajmërimet në lidhje me Mitrovicën. Si ka thënë ai “ në Kosovë po tentohet të largohen njerëzit q mund të mbrojnë veriun e Kosovës dhe në atë aspekt “ ne na janë lidhur duart”, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

“Çdo ditë shohim se çështja e Kosovës nuk është konflikt i ngrirë. Kam frikë se jemi shumë larg marrëveshjes, por edhe taksave dhe normalizimit ekonomik të raporteve” tha Vuçiq.

Ai në vazhdim shtoi " Ju lutem më thoni çfarë është konflikti i ngrirë, a kemi konflikt të ngrirë nëse ata nisen të marrin Ujmanin”?

“A ishte konflikt i ngrirë në Krajinë? Njerëz, mosni që mos të na ndodhin gjërat e njëjta. Aspak nuk mërzitem çka flasin. Çka bëjmë nëse nisen të bashkojnë Mitrovicën apo të marrin Ujmanin? Atëherë nuk është i ngrirë” ka thënë Vuçiq duke shtuar se është e qartë se “shqiptarët kanë ëm shumë vetëbesim, por nuk janë aq të fuqishëm, as nuk do guxonin ashtu të sillen sikur mos të kishin mbështetje nga jashtë.

Siç theksoi, "mos flisni marrëzira, nuk ka konflikt të ngrirë ". ai porositi që mos të jemi hipokrit që të bëhemi sikur nuk shohim problemin, por të përpiqemi ta zgjidhim.

“Nëse nuk e zgjidhim, do të kemi edhe një gjeneratë të humbur dhe kohë të humbur”, tha ai.

Ai foli edhe për mbylljen e “linjave të gjelbra” nga shqiptarët, duke kritikuar rastin kur “ një serb për para ka njoftuar policinë për hyrje të kamionit me mallra, gjë që ka shkaktuar zemërim ".

“Mbyllin të gjitha linjat për kalimin e mallrave me kamion, ngritin akuza ndaj njerëzve që janë të aftë të mbrojnë veriun” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat